SHPËRNDAJE

Vargje, ku përshkruhen madhërishëm krahinat e të gjitha trojeve shqiptare.
Kësaj here sjellim vargje të shkëputura nga “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,

Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,

A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie

Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?

Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,

Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,

Q’është thier, bërë posi një pasqirë,

Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,

Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,

Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?

A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,

Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,

Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!

Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,

E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,

Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,

Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;

Krujënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,

Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!

Edhe ti Lezhe me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!

Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ulqinë

Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë ?

Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,

Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë…

Naim Frasheri 1886

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here