SHPËRNDAJE

(shkëputur nga artikulli “Fuqia e femrës në shekujt e errët” i autores Rajna Kovaci , G. Standart)

Një nga studiuesit që i ka kushtuar studime të veçanta botës ilire ishte studiuesi francez, Pierre Cabanez.
Nga dëshmitë epigrafike të Dodonës së Butrintit, që i përkasin shekujve VI-I para erës sonë në Iliri, gruaja kishte të drejta të barabarta me burrin, e në disa raste gëzonte më shumë të drejta se ai.
Kështu ato kishin status të lartë, shpesh bëheshin udhëheqëse të grupeve fisnore. Për sa u përket bindjeve fetare, kuptohet që ilirët ishin paganë dhe i besonin jetës së përtejme.
Nga zbulimet arkeologjike që janë bërë nëpër varreza të ndryshme, rezulton se ilirët varroseshin bashkë me armët dhe sendet personale më të përdorshme.
Me zbulimin e shkrimit ngjarjet hyjnë në një fazë të re nga rrëfimet në histori. Në shkrimet e ndryshme që janë gjetur në Butrint, ato japin informacion të drejtpërdrejtë për jetën shoqërore, institucionale, juridike, kulturore, ekonomike të asaj kohe. Studiuesi francez, Pierre Cabanez, shkruante në studimet e tij: “Është veçanërisht interesante të vihet re vendi që zë gruaja në renditjen e grupit familjar! Roli i saj i vërtetë kuptohet qartë nga vendimmarrja që ajo ushtronte, si p.sh. në lirimin e skllevërve, si dhe në drejtimin e tyre. Në shumë raste gruaja ishte në krye të grupit familjar”.
Por studiuesi Cabanez vazhdoi me zbulimet e tij në murin perëndimor të teatrit të Butrintit. Mbishkrimet e zbuluara japin 18 raste dhënie lirie skllevërve nga një grua fisnike. Bëhej fjalë për lirimin e 40 skllevërve nga një zonjë. Nga rastet e zbuluara dhe nga fjalët e studiuesit jemi në gjendje të përcaktojmë pozitën e lartë të gruas ilire në Ilirinë e lashtë.
Arkeologu italian, Ugolini, jep 2 akte të plota të lirimeve të kryera nga një grua. “Në Dodonë një grua liroi dy skllevër. Kjo zonjë i mbajti ata në shërbim pranë familjes deri në fund të jetës”.
Një rast tjetër, një grua liroi 4 skllevër, ku 3 ishin gra dhe 1 burrë. Nga mbishkrimet e zbuluara që i përkasin shekullit të II-I p.e.s. aktet e lirimit, shumica të kryera nga një grua fisnike. Të gjitha këto mbishkrime dhe të tjera dëshmojnë një unitet të gjerë kulturor dhe të drejtash. Madje ma forcojnë më shumë idenë se niveli i përparimit të një shoqërie varret nga niveli i përparimit të gruas.
Pra ato nuk ishin vetëm “vegla me shpirt”, por qytetare të denja me autoritetin, të drejtat, me pushtetin e vendimmarrjes dhe shumë më përpara nga fqinjët kufitarë.
Pra më të përparuara dhe më të emancipuara për kohën që jetonin.
Me lirinë në barazi duke pasur parasysh nivelin kulturor, ekonomik, tregtar, politik të Ilirisë. Përcaktimi është fare i qartë dhe konkret, për sa i përket nivelit të lartë kulturor dhe social të ilirëve dhe ilireve, ajo kishte personalitetin e vet juridik, gëzonte liri të plotë në vendimmarrje, pa pasur nevojën e “tutorit”, burrit të saj.
Ato kishin të drejtë të frekuentonin edhe shkollat e përsosura me famë të Ilirisë, në të cilat kanë kryer studimet edhe Jul Cezari, Perandori Augusti etj. Gjithashtu edhe të luanin nëpër vegla të ndryshme muzikore të asaj kohe si lirën, të këndonin, të vallëzonin dhe të luanin nëpër dramat teatrore./The Albanians: Burrneshat/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here