SHPËRNDAJE

Greqia nuk e kapërdin dot deklaratën e Komisionerit Johannes Hahn për çështjen çame. Edhe pse u bënë disa ditë që prej kësaj deklarate, reagimet në Greqi janë të shumta. Mirëpo dje ka reaguar edhe Kisha Greke, por dhe një sërë mediash të ndryshme, të cilët kanë qenë në të njëjtën linjë. Portali “Voria” ka sulmuar dje ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Përmes një shkrimi, i cili është pasqyruar më pas dhe në shumë media greke, përfshirë dhe kishën, thuhet se deklarata e Johannes Hahn është porositur prej saj.

Sipas portalit grek, Romana Vlahutin është kthyer në një bashkëpunëtore të Ramës dhe prandaj ajo mbështet Shqipërinë në çdo aspekt. Madje ato kanë shkuar deri aty sa kanë përmendur dhe bashkëshortin e saj, si një njeri i afërt me kryeministrin.“Sa i përket mjeteve që po përdorin shqiptarët, mund të përmendet deklarata e komisionerit Johannes Hahn, i cili kërkonte diskutim për çështjen çame. Ministria e Jashtme greke e mohon kategorikisht ekzistencën e kësaj çështjeje, ndërsa Ministria e Jashtme shqiptare jo.

Reagimi i Johannes Hahn është porositur nga shefja e Bashkimit Evropian në Tiranë. Ajo është Romana Vlahutin, me origjinë kroate dhe reagimi i komisionerit ka ardhur pas bashkëpunimit të saj me kryeministrin Edi Rama dhe një drejtor italian që punon për Hahn. Bashkëshorti i ambasadores është me origjinë serbe dhe ai merr shumë projekte nga Edi Rama në Shqipëri. Vlahutin përgatit vazhdimisht raporte pozitive për Shqipërinë”, shkruan portali dhe që është botuar te “sot”. Më tej qeveria shqiptare akuzohet se po bashkëpunon me turqit kundër Greqisë. Sipas tij, Shqipëria po gjen mënyra nga më të ndryshmet për të rihapur çështjen çame.

Veto për integrimin

Mediat greke kanë shpërthyer në kritika dhe ndaj qeverisë së tyre. Ato kanë kërkuar që të vendoset vetoja për integrimin e Shqipërisë në BE. Portali ka përmendur deklaratat që ka dhënë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke thënë se Tirana nuk i trembet aspak bllokimit të integrimit. “Shqipëria jo vetëm që nuk kërkon falje, por këmbëngul për hapjen sa më shumë të kësaj çështjeje.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, e paraqiti si një çështje që prek gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, gjatë deklaratave në Parlament. Bushati tha se kjo nuk është vetëm çështje prone, por ka të bëjë dhe me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Por Shqipëria duhet se nuk trembet një veto nga Greqia për integrimin evropian të vendit. Bushati tha se asnjë vend nuk do pengojë integrimin e vendit. Por pyetja që lind është: Pse Greqia të mos e përdorë veton? A po ndikon dikush tjetër jashtë vendit në sjelljen e qeverisë greke?”, thuhet më tej.

Ajo që vihet re është se mediat greke janë të pakënaqura me qëndrimet e qeverisë së tyre, pasi kërkojnë që të ketë një reagim akoma dhe më të ashpër ndaj Tiranës për çështjen çame. Nga ana tjetër edhe analistë deklarata e Nikos Kotzias pak ditë më parë i cilësojnë jo serioze, por si një reagim të detyruar ndaj kritikave që kanë ardhur nga vetë klane të caktuara greke./Dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here