SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Nëntor 2016

Të shumtë janë autorët e huaj të cilët janë interesuar dhe kanë shkruar për jetën e Gjergj Kastriotit. Ndër ta mund të përmend Jacques Lavardin (1621),Margherita Sarrocchi (1623), Nicolas Caussin (1653), Giovani Antonio Summonte(1675), Stephan Zannowich (1779), Charles Didier (1844) dhe Camille Paganel(1855).

Kësaj liste i shtohet gjithashtu historiani francez, Germain Lefèvre – Pontalis (1913) me veprën e tij « Un héros albanais, Scanderbeg », i cili përshkruan mjaft bukur princin e Matit dhe mbretin e shqiptarëve.

Ja si shprehet autori për heroin tonë kombëtar :

« Skënderbeu sipas disa llogaritjeve mund të ishte 40 vjeç. Ai ishte një atlet i zgjuar, që njihte politikën dhe luftën. Forca e tij fizike ishte e jashtëzakonshme. Luftonte gjithmonë krahëhapur, në krahun e tij të djathtë kishte shenjën (tatuazhin) e një shpate. Me armën e ftohtë, ai bënte që kokat të fluturonin dhe i çante kalorësit…

…Njohuria e mjediseve turke i ofronte atij burime të pafundme. Ai kishte një përvojë të gjatë të luftës që i mjaftonte Shqipërisë dhe manovronte me mjeshtëri një ushtri që mesa duket nuk i ka tejkaluar kurrë 15.000 veta.

Në betejë, për fatkeqësinë më të madhe të armikut, ai gjendej aty ku nuk duhej të ishte, aty ku është e pamundur të jesh. Vendbanimet i mbronte nga jashtë, duke ardhur rreth e rrotull kampeve të pushtuesve ; që i uriste dhe i shkatërronte.

Gjatë një çerek shekulli, jeta e tij ishte një udhëtim me shpatë. Pas rënies së Konstandinopojës, ai e mbajti akoma të paprekur Akropolin e tij të Krujës. Vdiq i lirë me një copë toke shqiptare të pavarur dhe katolike. »

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/gjergj-kastrioti-sipas-historianit-francez-germain-lefevre-pontalis/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here