SHPËRNDAJE

Bashkimi i dy shteteve shqiptare po fillon me bashkimin diplomatik, që Kosova dhe Shqipëria ta përfaqësojnë njëra tjetrën kudo në botë, sipas marrëveshjeve paraprake ndërshtetërore. Premtimi apo vendimi ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili deklaroi se tani e tutje, nuk do të ketë askund përfaqësime diplomatike dhe konsullore të ndryshme, veç e veç në botë nga Shqipëria dhe Kosova. Por, kudo në  botë do të ketë një përfaqësim unik, për Shqipërinë dhe Kosovën.

Këtë premtim e bëri Edi Rama në Samitin e Diasporës, që u zhvillua në Tiranë. Njëkohësisht ai për të gjithë fqinjët ka një mesazh të qartë, tamam shqiptarë, se koha për heshtje dhe nënshtrim të shqiptarëve ka marrë fund.

 “Aty ku diaspora historike ka lënë gjurmë të pashlyera duhet të jetë prioritet. Ka një rezistencë të mirëkuptueshme nga struktura jonë shtetërore për këtë ide të cilën unë në fakt jam përpjekur ta nxis vazhdimisht që ditën e parë sepse halli është mos mërziten disa fqinj dhe ca miq, por të shohin ambasada dhe konsullatat shqiptare me dy flamurët e dy republikave tona në të njëjtin ballkon. Fqinjët dhe miqtë e kanë bërë zakon në kohëra të tjera që të mërziten kur ne shqiptarët kërkojmë as më shumë dhe as më pak po të drejtat tona dhe bëjmë gjënë e duhur në respekt të dinjitetit tonë, kurrë duke fyer apo aq më keq kërkuar të shkelim dinjitetin e të tjerëve. Prandaj jemi ne që duhet t’i ndihmojmë fqinjët dhe miqtë ta harrojnë atë zakon dhe ta mësojnë njëherë e mirë, se kur Shqipëria mikut i thotë mik kur nuk ja ka me hile dhe as tekanjoze me të nuk është, pro ama hilet dhe tekat nuk i pranon më, sepse përndryshe miqësia nuk është e vërtetë dhe fqinjësia nuk është e mirë”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Këto qëndrime të reja të Shqipërisë po tërbojnë fqinjët grek veçanërisht, por edhe ata serb, e bile edhe sllavomaqedonas!

Orët për bashkim kombëtar po afrohen gjithnjë e më shumë.

SHPËRNDAJE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here