SHPËRNDAJE

Të dhënat personale
Lindi më: 27 Prill 1873
Lindi në: Vushtrri, Shqipëri
Vdiq më: 13 Gusht, 1933
Vdiq në: Selanik, Greqi
Kombësia: Shqiptarë 
Profesioni: Politikan, Jurist

Hasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri – 13 gusht 1933, Selanik), deputet[1], aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Prejardhja 
Më 1771, një plak me emrin Haxhi Ali Berisha, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri. Ishte Ali Berisha nga Polanci i Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familje që vdiq dhe u varros në Polac. Haxhi Ali Berisha kishte me vete edhe të tre djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin. Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 arriti të fitojë titullin pashë. Mamuti la një djalë, Zejnullah bej Vuçiternën. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin. I ati, Ahmeti, në ortakëri me Ismail pashë Dibrën duke kontraktuar nozullimin e ushtrisë otomane, grumbulloi pasuri tepër të madhe në pak vjet. Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 Prill 1873, por ka edhe mendime se ai ka lindur në vitin 1878. Deri në vitin 1908 është quajtur Hasan Berisha – Polanci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse nga ky vit, kur zgjedhet deputet i Prishtinës në parlamentin turk, nënshkruhet Hassan Prishtina. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e fshatarëve të vet.[2]
Arsimimi
Mësimet e para (mejtepin) dhe disa klasë të progjimnazit (iptida) i mbaroi në Vushtrri, me sukses të shkëlqyeshëm. Qysh si nxënës u tregua i vrullshëm dhe i guximshëm, duke kundërshtuar disa herë hoxhën. Ai pati fat që mësues letërsie ta kishte profesorin nga Prekazi, Hafëz Arifin, nga i cili edhe u frymëzua me ide atdhedashurie. Meqë ishte nxënës i mirë dhe kishte mundësi materiale, ai vazhdoi shkollimin në gjimnazin grek të Selanikut ku mësoi edhe gjuhën frënge e u njoh me veprat e iluministëve francezë, Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos, etj[3]; dhe në Stamboll, ku u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike. Gjatë shkollimit fitoi kulturë të gjerë dhe u brumos me ide revolucionare e përparimtare evropiane, sidomos sa ishte në Selanik. Ishte ithtar i ideve të Revolucionit Francez (1789-1794). Të gjitha këto u gërshetuan harmonishëm me edukatën e tij të lartë e të thellë familjare, me shumë tipare atdhetare duke formuar kështu një personalitet liridashës. Ai njihte shumë gjuhë: anglishten, arabishten, çerkezishten, frëngjishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten e turqishten. Brenda një kohe të shkurtër zuri pozita të rëndësishme në administratën turke dhe arriti të bëhet edhe kryekonsull në shtetin e Turqisë. Në kryeqytetin otoman krijoi lidhje të ngushta me bashkatdhetarë të dalluar dhe lexonte veprat e vëllezërve Frashëri, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit, etj.
Veprimtaria politike në Mexhlisin Osman, 1908-1912  
Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Kjo periudhë, për atdhetarin e madh Hasan Prishtina, do ishte vendimtare në kthesat historike kombëtare të popullit shqiptar. Ai u bë njëri ndër protagonistët kryesorë që do të godiste fuqishëm themelet e Perandorisë Osmane në tokat shqiptare, por edhe ta largonte atë përfundimisht nga Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here