SHPËRNDAJE

Nora lindi ne fillim te shekullit XVII ne Tamare te Kelmendit.u rrit plot shendet ne ajrin e paster te maleve, ne aromen e luleve te Alpeve dhe te pishave shekullore.Te Nora gershetoheshin me se mire bukuria me thjeshtesine dhe trimeria me urtesine.

Asaj qysh ne femijeri i pelqente te vishej si djale dhe se bashku me vellezerit bridhte mbi kale neper kullotat verore te Alpeve, per t`i shpene buken babit dhe gjyshit ne stan. I ati qysh ne femijeri e kaliti Noren ne perdorimin e armeve, saqe kur u rrit ajo u be nje qitese e dalluar ne mbare krahinen.

Nje dite ne shtepine e saj burrat u mblodhen ne kuvend.Ajo degjoi se osmanllinjte me forca te shumta ishin nisur me ure ne dore per te djegur perseri vatrat e kelmendasve, per te mposhtur shpirtin e tyre liridashes, burrat t`i kthnin ne rober ndersa cikat e bukura te Kelmendit t`i dergonin ne haremmet e pashallareve te Stambollit.

Dihet historikisht se nje pjese e mire e tokave shqiptare, vecanerisht viset e brendshme malore, pane vetem operacione ndeshkin prej pushtuesit qe vinin dhe iknin vazhdimisht me ure ne dore, por qe asnjehere nuk u qendroi kemba ne brendesi te krahinave malore shqiptare. Ato mbeten gjithnje gjate shekujve cerdhe te lirise dhe aleate besnike te shqiptarit ne lufterat e tij per liri.

Shoku Enver Hoxha per keto vise te bukura shqiptare thoshte:

“Ne keto male kreshnike nuk depertuan dot kollaj as armiqte e popullit, as turqit e sulltanit, as ushtaret e Franc Jozefit dhe as bandat e Karagjorgjeviceve”

Hordhite prej 15.000 luftetaresh te Vuce pashes, sundimtarit turk te Bosnjes, perbeheshin nga anadollake, bullgare, boshnjake, dalmatine, serbe, kroate etj. te mbledhur nga funderrinat e ketyre vendeve.

Pervec kesaj pashait te Bosnjes i erdhen ne ndihme forca te tjera turke nga sanxhaku i Shkodres dhe i dukagjinit, nga pashai i Pejes dhe nga mydyri ( grade ushtarake turke ) i Gucise. Keshtu numri i tyre arriti ne 30.000 veta. Nje pjese e mire e ketyre hordhive u nis nga Shkodra dhe u drejtua perpjete lugines se lumit Cem.

Pushtuesit ne fillim i ngriten cadrat atje ku bashkohet Cemi i Selces me Cemin e Vuklit. Vuce pasha e nisi sulmin ne muajin shkurt 1638. Ushtrise i dha urdher te mos linte banore pa masakruar, shtepi pa djegur dhe ushqim e kafshe pa grabitur.

Gjate kesaj kohe ne mbare Kelmendin u dha kushtrimi. Kuvendet pasuan njeri-tjetrin. Per lufte kunder armikut u ngriten ne kembe burra dhe gra. Nora u vu ne krye te grave e te vajzave malesore. Ne kuvende ata u betuan te gjithe njezeri mbi shpatat e tyre, se nuk do te lene kembe armiku te shkele Kelmendin. Malesoret ne fillim rrezuan urat. Perpara epersise numerike te kundershtarit ne njerez dhe ne armatime, zgjodhen luften e cetave, duke zbatuar taktiken luftarake popullore:

>>Terhiqe armikun, pergatiti pusine dhe sulmoje ne bafasi<<.

Ne pak dite Vuce pashes i shkaterruan prapavijen.Kjo detyre i qe besuar grave te Kelmendit te udhehequra nga Nora, te cilat, duke qene te zonjat e vendit, njohese te mira te terrenit ku zhvilloheshin luftimet, kalonin nepermjet shtigjeve malore dhe i futeshin me mjeshteri mbas shpine armikut, goditnin ne befasi karvanet e ngarkuara, i rrembenin armet, municionet, ushqimet dhe keshtu plotesonin kerkesat e kryengritesve.

Shume here Nora se bashku me shoqet e saj, me levizjet e tyre te shpejta, i terhiqnin armiqte ne brendesi te vendit dhe atje ushtaret e Vuce pashes perfundonin nen presen e jataganit te trimave te Kelmendit.

Bora e rende e atij viti kishte zene gjithe shtigjet malore.
Ushtria turke kishte humbur lidhjet me Shkodren.Vuce pasha nuk orientohej dot ne keto vende te ashpra te mbuluara me bore, ndersa malesoret e Kelmendit, burra dhe gra, vepronin lirisht ne vatrat e tyre dhe e sulmonin pushtuesin atje ku nuk priste.

Mbi luften heroike te burrave dhe te grave te Kelmendit hedh drite te mjaftueshme jo vetem tradita e pasur popullore por dhe mjaft autore te huaj dhe vendes, te cilet flasin me admirim per trimerine dhe vetemohimin e rralle te bijve te Kelmendit ne keto beteja te pabarabarta. Nora me shoqet e saj te fshehura ne shkrepat e thepisura malore, duke perdor druret e pishave si leva , rrokullisnin gure e shkembinj mbi kokat e turqve, duke u mbyllur rruget e kalimit.

Por megjithate hordhite e shumta turke te Vuce pashes edhe pse pergjysmoheshin, ishin aq te shumta sa sikur mbinin nga dheu.

Perseri u mblodhen ne kuvend kelmendasit dhe perseri burra dhe gra u betuan se nuk do te lene kembe turku ne vatrat e tyre. Sipas gojedhenave, mbas pleqve fjalen e mori trimeresha Nore. Ajo u shpjegoi bashkeluftetareve te saj se turku, ky gjarper i zi, qe po zvarritej ne vatrat e kelmendasve, edhe pse shkurtohej cdo dite nga shpatat e shqiptareve, perseri rritej. Nder te tjera ajo dha mendimin per te vrare Vuce pashen.

Te shumte ishin burrat dhe grate e Kelmendit qe dolen vullnetare per vrasjen e Vuce pashes, po Nora kerkoi me kembengulje qe t`i besohej asaj kjo detyre. Mbas shume diskutimesh, kuvendi pranoi t`ia plotesoje kete deshire Nores. Dhe rasti erdhi. Kuvendi i kelmendasve ne pergjigje te kerkeses te Vuce pashes, pranoi propozimin e turqve per te arritur ne marreveshje ne qofte se Vuce pasha do te pranonte disa kushte. Si ndermjetese per bashkebisedim kelmendasit derguan ne shtabin e tyre, Noren.

Ata e porositen Noren te tregohej shume e zgjuar, se kishte te bente me nje pasha dinak, aq shume i permendur per kurthe dhe intriga , qe nuk di cfare eshte besa, fjala e dhene e shqiptarit. Keta trima i kujtuan Nores vrasjen e pabese, mbas shpine te perfaqesuesve te Kelmendit para nje viti nga Vuce pasha, i cili jo vetem nuk i qendroi fjales se dhene per bashkebisedim me keta malesore por me te arritur keta trima ne shtabin e tij, urdheroi menjehere masakrimin e tyre .

Trimeresha e zgjuar Nora e shoqeruar dhe me dy nga trimat me te rinj te kesaj krahine, u nis kaluar drejt shtabit te armikut.

Vuce pasha i priti ne cadren e tij. Ky komandant dinak i sulltanit, gjate bisedes me kete perfaqesuese te Kelmendit mbeti gojehapur nga bukuria mahnitese e Nores. Ai i pranoi te gjitha kushtet e kryengritesve, mjaftonte qe kjo shqiponje mali te behej gruaja e tij dhe u ngrit ne kembe e iu afrua Nores. Ajo me shpejtesi si rrufeja nxori kurqelin ( nje lloj thike qe e mbajne vajzat per te ruajtur nderin )dhe ia nguli pernjeheresh ne zemer pashait te madh osmanlli, duke i drejtuar keto fjale :

“Po te martoj, o pashe me pare me vdekjen” dhe se bashku me shoqeruesit e saj u largua drejt maleve, duke e lene te shtrire te mbytur ne gjak kete tiran dinak.

Vdekja e pashait osmanlli u perhap si rrufe anembane vendit. Shtabi i armikut i tmerruar nga kjo ngjarje e papritur dhe nga humbjet qe pesonte vazhdimisht urdheroi terheqjen sa me pare te forcave osmane nga Kelmendi, ndersa malesoret i ndoqen ato kemba-kembes.

Sipas gojedhenave; ne kete beteje malore te pabarabarte forcat kelmendase kishin gjithsej 900 luftetare. Ata me trimerine, me zgjuaresine dhe me taktiken e tyre luftarake munden te shfarosin gjashte mije ushtare turq.

Beteja e Kelmendit kunder osmanllinjve gjate vitit 1638 perfundoi me fitoren e shqiptareve. Nje pjese e mire e kesaj fitoreje erdhi edhe nga lufta e denje e grave dhe e vajzave te Kelmendit me ne krye sokoleshen Nora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here