SHPËRNDAJE

Poezi nga Maki Maqedonci – Canolli

E ka ditur vetë Zoti jonë
kur t’krijoj ty moj shqiponjë,
e ka ditur vetë Perëndia
kur të qiti te trojet e mija.

Shko kah të shkojshë ti fluturim
kund nuk gjenë si Shqipërinë,
gjithandej shko nëpër botë
jo nuk gjenë si e jona tokë.

Ne të duam e të çmojmë
më shumë se çdo kombësi,
prandaj ta bëmë vendin
në Flamurin kuq e zi.

Të bekoftë ty Perëndia
qe i shtegton trojet e mija,
je e bukur je krenare
edhe ti je vetë shqiptare.

Pa çka se ty ta ndanë kokën
e ke Shqipërinë e ke Kosovën,
anë e kënd ku i thonë Shqipëri
me ty valon Flamuri kuq e zi!

Ti për ne ke vlerë të madhe
je në zemrat e shqipëtarëve,
fluturo shqipe mbi kaltërsi
thuaj gjithë botës unë jam Shqipëri!

Sa t’egziston e lumja jetë
sa të jetojë njerëzia,
fole për ty moj shqiponjë
do të jenë trojet e mija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here