SHPËRNDAJE

Dijetari i madh shqiptar HOXHA HASAN TAHSINI

Hasan Tahsini ishte Rektori i parë i Universitetit të Stambollit.

Hasan Tahsini ishte kthyer në Shqipëri dhe se katundarët e kishin marr vesh se Hoxha i tyre dinte tepër astronomi, e pyesnin për diell e për hënë, për yje e për qiej, për perëndi dhe për iman.

I shkreti Hoxhë sado që përpiqej t’u a thoshte në mënyrë të kuptueshme sipas mentalitetit’ të tyre, por me shtytje ne hoxhallarëvet të vëndit populli i atij qarku filloi të flasë e të thotë se Hoxha Tahsini po na sjellë një fe të re.Vesh pas veshi fjala vajti gjër te Valiu i Janinës, Mustafa Asim Pasha, i cili pruri Hoxhën në Janinë dhe passi e pyeti gjër e gjatë e dërgoj në Stamboll.

Asaj kohe Ministër i Sigurimit Publike qënë Hysni Pasha i cili më parë kishte qenë dhe Vali në Janinë. Eshte e ditur se Hoxhën e burgosën në ndalimtoren e Ministris së Sigurimit.
Me t’u përhapur kjo ngjarje e dëgjuan- Shqipëtarët e Stambollit të
cilët dëshëronin që të shpëtonin hoxhën. Ismail Qemali, aso kohe ka qenë sekretar në Ministrin e Jashtme dhe me të marrë vesh ngjarjen vrapoi pranë Hysni Pashës dhe ju lut që të lironte hoxhën.
Hysni Pasha, njeri i zgjuar, kuptoj çështjen shpejtë, dhe vendosi t’a lironte Hoxhën, duke marrë për dorzënë një ish-kajmekam Shqipëtar të quajtur Ibrahim Efendi, nga miqt’ e Ismail Qemalit.’
Hysni Pashha thërret, Hoxhën dhe i thotë këto fjalë: – Hoxhë efendi, këtu jeni dërguar si fajtor se kini krijuar një fe të re.

Hoxha Tahsini ju përgjegj: – “Fetë që egzistojn jo vetëm që
mjaftojn për njerëzit e botës, por janë dhe të tepërta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here