SHPËRNDAJE

Një ndër mbretërit e parë themelues të dinastisë Ilire të Mbretërisë së Paionisë ishte Likei (Lycceios; Lecpeios; Lyppeios) i cili mbretëroi rreth viteve 356-340 pr.e.s.

Ishte ky mbret i cili bashkëpunoi me Thrakët dhe Ilirët e Grabosit për të shuar rrezikun Maqedonas të Filipit II. Gjithashtu, për të njëjtin qëllim, në verën e vitit 356 pr.e.s., Likei nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me qytet-shtetin e Athinës. Monedhat e argjendit të emetuara nga Likei janë të një cilësie shumë të lartë mbi të cilat gjendet dhe mbishkrimi “LYKKEIOY”.

Patrai (Patraoy) ishte mbreti i cili pasoi Likein duke qenë me sa duket dhe vëllai i Aristonit (gjeneral në ushtrinë e Aleksandrit të Madh i cili komandonte pjesën Paione të ushtrisë). Përsa i përket Patrait, ai sundoi mbi një mbretëri Paione të madhe e cila në lindje shtrihej deri aty sa përfshinte brenda territorit të saj edhe qytetin e lashtë Serdika (Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë së sotme) ndërkohë që në perëndim shtrihej deri mbi liqenin e Ohrit. Në veri, mbretëria kufizohej me Dardaninë jugore ndërsa në jug shtrihej deri aty sa përfshinte edhe qytetin e lashtë Heraklea (Bitola). Mbretërimi i Patrait përfundoi rreth vitit 315 pr.e.s.

Audeloni i cili pasoi në fron Patrain bëri një aleancë me Kasandrin i cili në atë kohë synonte të bëhej mbret i Maqedonisë. Të dyja palët patën përfitime nga kjo aleancë teksa Audeloni sundoi i lirë mbi një Paioni të pavarur ndërkohë që Kasandri arriti të shpallej mbret i Maqedonisë më 305 pr.e.s. Gjithashtu, Audeloni forcoi lidhjet edhe me Epiriotët e Pirros së Epirit duke i dhënë këtij të fundit vajzën e tij për grua. Mbretërimi i Audelonit përfundoi më 286 pr.e.s., ndërkohë që dinastia e Ilirëve në Paioni vazhdoi me të tjerë mbretër si Aristoni, i biri i Audelonit; Leoni që sundoi gjatë viteve 278-250 pr.e.s.; dhe Dropioni, i biri i Leonit dhe mbret gjatë viteve 250-230 pr.e.s.2

Teutamado mendohet se ishte emri i një tjetër mbreti Ilir të Paionisë që mendohet të ketë sunduar rreth shkullit të IV pr.e.s. Në një monedhë argjendi që i përket kësaj kohe, Teutamado paraqitet si një i moshuar mbi kalë i cili mban në dorë një shpatë Ilire. Në monedhë shkruhet se Teutamado ishte mbreti i Paionisë. Emri Teutamado mund të përkthehet edhe si Teuta i Madh (Teuta+Mado).

Teuta është një emër i përhapur ndër Ilirë ku njohim dhe dy nga gratë e mbretit Agron: Teutën, mbretëreshën që pasoi Agronin në fron, dhe Triteutën, princeshën Dardane. Monedha ku paraqitet Teutamado mund të jetë emetuar në Damastion.

Rajoni i Paionisë gjatë viteve 431-336 pr.e.s.
Rajoni i Paionisë gjatë viteve 431-336 pr.e.s.
Shkrimi bazohet në artikullin e publikuar nga Gazeta Shqip më 14/09/2009 me titullin: Mbretër Ilirë 2400 vjet më parë në Maqedoninë e sotme.

■ 2016 / Kronika / Last Updated Maj 23, 2016 by Kreshnik Xhabrahimi / Tags: Agroni, Aleksandri i Madh, Aristoni, Aristonit, Audeloni, Audelonit, Bitola, Bullgaria, Bullgarise, Damastion, Damastioni, Dardane, Dropioni, Epiri, Epiriotet, Epirotet, Grabos, Grabosit, gratë e mbretit Agron, Heraklea, Iliret, Kasandri, Leoni, Leonit, Likei, Likein, Mado, mbretëresha Teutë, Ohri, Paionet, Paioni, Paionia, Paionise, Patrai, Patrait, Pirro i Epirir, Pirros, Pirros se Spirit, princesha Dardane, Serdika, Sofja, Teuta, Teutamado, Thrakia, Thrakise, Triteuts–3

Paionët

Paionët ishin një fis Ilir që në Antikitet banonte përgjatë luginës së sipërme të lumit Vardar (Aksios) dhe arrinte deri në lumin Struma në lindje, në Bullgarinë e sotme. Homeri i përmend për herë të parë duke i paraqitur si aleatë të Trojanëve gjatë luftës së Trojës. Bylazora ose Veleshi i sotëm ishte një nga qytetet kryesore të prijësve Paionë të cilët rreth gjysmës së parë të shekullit IV pr.e.s. formuan mbretërinë e Paionisë së cilës iu desh t’i bënte ballë disa herë sulmeve nga ana e Maqedonasve.

Më vonë, kryeqendra e mbretërisë Paione u bë Stobi ose Gradsko i sotëm. Në veriperëndim të tyre Paionët kufizoheshin me ultësirën e Pellagonisë, në veri me Dardanët dhe Autariatët. Në lindje e juglindje të Paionisë gjendeshin kryesisht Thrakët. Në jug ndodhej mbretëria e Maqedonisë.

Sipas Polibit, qyteti më i madh i Paionisë ishte pikërisht Bylazora ndërkohë që sipas disa studiuesve të tjerë ky qytet ra për disa kohë në dorën e Dardanëve derisa Filipi V i Maqedonisë e pushtoi më 217 pr.e.s. Bylazora ndodhej midis rrugëve të rëndësishmë që lidhnin Dardaninë me vendet në brendësi të mbretërisë Maqedonase si përshembull me Pellagoninë përmes luginës së Babunës ose Raecit.

Kështu, kur Filipi V e pushtoi Bylazorën, e siguroi mbretërinë e tij nga plaçktitjet e Dardanëve. Rreth fillimit të shekullit IV pr.e.s. në Paioni u krijua një dinasti mbretërish Ilirë e cila do të sundonte mbi këtë vend për më shumë se një shekull. Këta mbretër shquheshin për emetimin e monedhave sidomos të atyre prej argjendi prandaj mendohet se edhe qyteti antik i famshëm i Damastionit bënte pjesë për ca kohë në mbretërinë e Paionisë.

Disa monedha prej argjendi të shekujve IV-III pr.e.s. me mbishkrimin Damastion mbi to mendohet se i përkasin mbretërisë Ilire të Paionisë. Fiset të cilat përbënin kryesisht territorin e Paionisë kanë qenë Paionët, Astrejtë, Agrianët, Odomantët, Doberët, Siropaionët dhe Paioplajt.

Fiset e Paionisë më 350 pr.e.s.
Fiset e Paionisë më 350 pr.e.s.
■ 2016 / Kronika / Last Updated Maj 15, 2016 by Kreshnik Xhabrahimi / Tags: 217, 217 pr.e.s., Agrianet, Astrente, Babuna, Babune, Bullgaria, Bylazora, Damastion, Damastioni, Dardaneve, Dardania, Doberet, Filipi, Filipi V, Gradsko, Lufta e Trojes, Luftes se Trojes, Maqedonasit, Maqedonasve, Maqedonia, monedha, monedha argjendi, Odomantet, Paionet, Paionia, Pellagoni, Pellagonia, Pellagonise, Polibi, Raec, Raeci, Siropaionet, Stobi, Struma, Thraket, Thrakia, Trojes, Vardar, Velesh, Veleshi, Veleshin—

——- DAMASTIONI ISHTE QENDRA E PAONIS–SEPSE ATY ISHTE VENDI KU PUNOHEJ ARI ARGJENDI DHE PALLADIUMI QE E CITON PLATONI TE ATLANTIDA PO EDHE TE HOMERI PERMENDET PO I NJEJTI METAL PALLADIUMI—

SQARIM FY FOTOT E FUNDIT TE MONEDHES KU SHKRUEN DAMASTIONI ESHTE GJETE NE VENDIN KU ESHTE DAMASTIONI 5 KLM VIA AJRORE PER NE VERI LINDJE NGA SHPELLA E GADIMES E PO PRET KOHEN E ZBULIMIT – DERI TE DEL NAJ LIDER QE JA DON TE MIREN KOMBIT POPULLIT SHQIPETAR PO EDHE NJERZIMIT –// s.p//
45

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here