SHPËRNDAJE

Orikumi jo vetëm det, por edhe histori

Pjesa jug-perëndimore e vendit njihet jo vetëm për plazhet e bukura dhe ujin e kristaltë, por edhe për historinë e pasurinë e saj që në antikitetin e hershëm. Një nga vendet më të rëndësishëm dhe që ka pasur një rol strategjik gjatë gjithë kohës është pikërisht qyteti i Orikumit, ose ndryshe i quajtur Pashaliman, porti detar i Jonit dhe Adriatikut.

Për herë të parë Orikumi përmendet nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, shek. VI-V p. Krishtit në veprën e tij “Lundrimi”. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehet në tokat e të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster.
Duke marrë parasysh që ishte një qytet i cili kishte dalje në dy dete të rëndësishëm për kohën, do të bënte që qyteti i Orikut të ishte një qendër me vlera të larta dhe sigurisht me një arkitekturë të veçantë. Kjo vihet re në mënyrën se si ishte ndërtuar qyteti dhe gjithë çfarë mbante brenda. Një nga ndërtesat ka qenë edhe teatri Antik i Orikut, i ndërtuar në shek. III-II p. Krishtit, i cili vjen gati identik me teatrin ë Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë dhe është përdorur për mbledhje publike e për shfaqje të ndryshme. Madje në epokën romake ( shek. III-I p.  Krishtit) janë organizuar edhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra dhe kjo dallohet vetëm  40 metra në jug-perëndim të teatrit ku mund të shikosh fare mirë vendndodhjen e Altarit. Thuhet se para se të fillonte një mbledhje, ceremoni ose shfaqje në Teatër bëhej theroria e zakonshme në Altar. Pastaj fillonte shfaqja.

Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambiente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme.

Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut.

Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht.

Puset antik nr3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit.

Një shpellë shumë e rëndësishme ka qenë edhe ajo e Gramës e cila ndodhet në bregun perëndimor të gadishullit të Karaburunit e ku ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek. IV para Krishtit deri më tani. Shpella e Gramës ka qenë e  shfrytëzuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brendshme qe janë përdorur si objekte kulti.

Duket qenë se pozicioni i saj ishte  strategjik, u shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonasve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r e në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.

Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.

Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.

Parku Arkeologjik i Orikumit, me qytetin e fortifikuar, akropolin e teatrin, portin, shkallët shkëmbore, altarin, oborrin e pusit dhe tempullin, dëshmon për një zhvillim të hershëm të jetës qytetare. Shtrirja e tij midis gjirit të Vlorës dhe lartësive me pyll pishe të Llogarasë, me një peizazh të larmishëm, me florë e faunë  të  pasur, përbën një destinacion të kërkuar nga të gjithë në të gjitha kohërat. /konica.al/

orikum1orikum3orikum6orikum-e1433087270188orikumi-1orikumi2orikumi3orikumi4-768x511orikumi5-768x511orikumi-768x511parku-arkeologjik-orikumorikum5

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here