SHPËRNDAJE

‘Është turp i madh që edhe pas pesë vitesh, ende nuk përdoret abetarja mbarëkombëtare, kur ajo në brendi nuk ka asgjë politike’, kështu vlerson kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta.

Nga Ministria e Arsimit dje konfirmuan se përdorimi i abetares së unifikuar edhe këtë vit mbetet vetëm dëshirë e nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë, për shkak se Maqedonia ka planprogram të ndryshëm nga ajo e Shqiprisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, e diasporës, pasi shkronjat në vendin tonë mësohen në klasën e dytë, e jo në të parën.

Dardhishta tha se një veprim i tillë është bërë për shkaqe komerciale nga Ministria e kaluar e Arsimit.

NUHI DARDHISHTA, KRYETAR I LASH

“I VETMI SHTET NË BALLKAN ËSHTË QË SHKRONJAT MËSOHEN NË KLASË TË DYTË. KJO ËSHTË BËRË PËR SHKAQE POLITIKE, PËR PUNËSIME, SEPSE KLASA E PARË PROGRAMI I TAKON ÇERDHEVE. MINISTRIA E ARSIMIT DUHET PREJ TASH TË FILLOJ QË TË NDRYSHOJ PLANPORGRAMET, JO VETËM PËR KLASËN E PARË DHE KLASËN E DYTË, TË BËHET MËSIMI I SHKRONJAVE NË KLASË TË PARË DHE AUTOMATIKISHT TË HYJ EDHE PËRDORIMI I ABETARES PËR KLASËN E PARË”.

Dardhishta më tej thotë se është i patjetërsueshëm që të bëhet përdorimi i abetares mbarëkombëtare, pasi në këtë mënyrë bëhet ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe.

NUHI DARDHISHTA, KRYETAR I LASH

“PSE MOS TA PËRDORIN TË NJETËN ABETARE GJITHË SHQIPTARËT, SEPSE NE KEMI LËVIZJE SEPSE VAZHDIMISHT JEMI TË LIDHUR ME KOSOVËN, SHQIPËRINË, ME PRESHEVË…PËRSE MOS TA KEMI NE NJË PROGRAM , PRA SHKRONJAT TË MËSOHEN NË KLASË TË PARË…DUHET ARSIMI TË JETË MË UNIK NË PLANPROGRAM SE NUK MUNDET NE T’I ANASHKALOJMË SHTETET FQINJË KETU DHE TË SHKOJMË TA MARRRIM NJË PROGRAM JAPONEZ”

Ndërkaq, me abetarën mbarëkombëtare tashmë prej pesë vitesh mësojnë nxënësit e klasave  të para, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë dhe diasporë, e në Maqedoni kjo dëshirë mbeti e pa realizur edhe për këtë vit shkollor. Kryetari i LASH-it Nuhi Dardhishta, potencoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës pasi ka bërë shumë premtime për ndryshim në sistemin e arsimit,  duhet që të formoj strategji për arsimin fillor, në të cilin fillimisht duhet të fus në planprogram mësimin e shkronjave në klasë të parë dhe pastaj viti shkollor 2018-2019 t’i gjej nxënësit shqiptar të Maqedonisë me abetaren mbarëkombëtare në duart e tyre. Emine Ismaili /SHENJA/


Abetaja flet Nuhi Dardhishta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here