Jo të rralla, janë rastet kur bëhen bujë mediatike ndarjet e ‘VIP-ave’, e padyshim vëmendja bie mbi ta, për vetë faktin e ndikimit që kanë në opinion, duke u bërë shpesh herë inspirim për ndjekësit e tyre.
Por, jo tek të gjithë ndarja rezulton e tillë sa të distancohesh nga aktiviteti i përgjithshëm, apo përfundimisht nga rutina jetësore, duke u ‘shndërruar’ për një kohë në një fytyrë të ‘harruar’ për publikun.
E kështu, gati ndodhi, me këngëtaren e njohur Dhurata Ahmetaj, e cila u nda nga i dashuri me të cilin kishin vite bashkë, shkruan Kosovarja.
Madje këtë pjesë, u kuptua se e vuajti shumë, ndonëse më mirë se statuset e adresimet që i dedikoi Dhurata, nuk do mund ta shprehte askush tjetër për të. Por, kjo fazë, tash e një kohë e hedhur prapa krahëve, po e rikthen Dhuratën në top formë sërish, siç na e konfirmon përmes këtij imazhi.
Vërtetë, pamja e saj e freskët paska munguar prej kohësh, aq sa vije rrezatuese dhe atraktive si në çdo paraqitje të saj. Ndërsa, në sferën e muzikës, nuk dihet nëse pritet ndonjë rikthim i fuqishëm i Dhuratës, megjithëse i ka më me dëshirë befasitë si projekte, adresuar adhuruesve të këngës së saj./GazetaExpress