SHPËRNDAJE

Një ditë pasi zyrtarizoi emrat e rinj të qeverisë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin e parë me kabinetin.

Mbledhja do të mbahet sot pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës.

13 ministrat e rinj dhe zv. Kryeministrja për herë të parë sot do të marrin direktivat për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Kabineti i ri qeveritar do të jetë i balancuar do ketë 7 gra dhe 7 burra.

Qeveria e re do të jetë më e vogël se ajo e 4 viteve më pare.
Kabineti i ri qeveritar “Rama2”:
Kryeministër Edi Rama
Zv/kryeministre Senida Mesi
Ministër për Diasporën, Pandeli Majko
Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato
Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati
Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës Arben Ahmetaj
Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla
Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e  Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

/Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here