SHPËRNDAJE

Si i kënduan arvanitasit suliotit të shquar të familjes së famshme të Boçarëve dhe si u vlerësua ai nga shkrimtarë me famë botërore.

 

Marko Boçari nga krahina e Sulit të Çamërisë, është një ndër personalitet më të shquara të asaj krahine, i cili shërbeu si frymëzim për të gjithë ata shkrimtarë, artistë e poetë që interesoheshin për ngjarjet e Ballkanit e në mënyrë të veçantë për revolucionin grek të viteve 1921-1829

. Për Marko Boçarin kanë shkruar shkrimtarë të mëdhenj në Europë e në botë. Shrimtari i mirënjohur frëng, Viktor Hygo, në tekstet e tij për për ndikimin e revolucionit francez, e vendos Marko Boçarin në radhët e Uashingtonit, Kostçukos, Boliverit, Pilegonit, Maninit, Lopezit, Xhon Braun dhe Garibaldinit.

Marko Boçari është një ndër personalitet, me të cilët krehohet shqiptaria. Arvanitasit i kanë kushtuar atij vargje të shumta. Ja disa prej tyre:

Ngrehu Marko Trimëria,

Ngrehu, të thërret Greqia,

Të vijë Marko Shqipëria!

Moj kalaja në Janinë

Mos qaj për Vezir Alinë

Se doli Marko Boçari

Trimi që s’e qaste varri

Për pallën që drithma mori

Rumelia vetë Stambolli.

Ose nga këngët në Labëri:

Labëria, kur dëgjoi

Se u vra Marko fajkoi

Sheshi u mbush me dafina

Kur mbi sup mbahej me trima

Mbanin Sulin mbanin malin

Kapedan Marko Boçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here