SHPËRNDAJE
“Unë jam shqiptarë por jam i rritur si maqedonas. Edhe e di këtë urrejtje”, tha Branko Manojllovski, deputet i BDI-së.

Ai që më së miri e din se si është që të mos kesh mundësi ta përdorësh gjuhën e nënës, u mundua me pak fjalë t’iu shpjegoj kolegëve të VMRO DPMNE-së këtë ndjenjë. “Harroni pikët politike, dhe bëhuni njerëz për një moment, dhe do ta kuptoni se si është” u tha deputeti i BDI-së Branko Manoillovski, atyre të VMRO DPMNE-së.

“Këtu nëse të gjithë e çelin zemrën do të shohim shqiptarë të mëdhenj dhe maqedonas të mëdhenj.

Për një moment duhet të jeni njerëz. Më mirë u ndihesha me barinjtë në mal. Hajde të jetojmë bashkë, është momenti”, u shpreh Manojllovski.

Por, asnjë fjalë nuk e bind koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski, se ligji për përdorimin e gjuhëve do të përmirësoj jetën e shqiptarëve. Ai ia kthehu menjëherë përgjigjen Manojlloskit, dhe e rikujtoi për dështimet e partisë së tij.

“Urrejtje ndëretnike ” është që ti leni qytetarët e Tetovës, që të thithin ajër kancerogjen, dhe këtë gjë e bënte BDI-ja, urrejtje ndëretnike është që ti leni qytetarët e Haraçinës në shekullin e 21 pa kanalizim, dhe këtë e bënte BDI-ja.

Urrejtje ndëretnike është që të keni buxhet nga shteti dhe mos të ndërtoni ujësjellës në Tetovë, dhe këtë e ka bërë BDI-ja”, tha Dimovski.

E derisa VMRO DPMNE po vazhdon me gjitha forcat ta kundërshtoj ligjin, LSDM vazhdon me shpjegimet, për ti bindur se shqipja nuk zyrtarizohet në të gjithë territorin, por vetëm në vendet ku shqiptarët janë mbi 20%.

“Shumë mirë po tingëllon fjalimi, ligji është kundër kushtetues, po e sulmojmë kushtetutën, kushtetutën që është shtylla e shtetit, dhe i frikësojmë njerëzit, me qëllim i fusim në një gënjeshtër dhe pastaj e zhvillojmë si duam atë tezë, por nëse është themeli i rrejshëm, atëherë tezën e keni të rrejshme, nuk ekziston si kategori”, u shpreh Shilegov.

VMRO DPMNE gjatë seancës së djeshme në brifing me gazetarët, i shfaqën parregullsitë që ata mendojnë se partitë në pushtet i kanë bërë në procedurën për propozimin e ligjit.

Ata thonë që Komisioni për Çështje Evropiane nuk është i thirrur që të debatoj për ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhëve, por komisioni për sistem politik.

Ata thonë se është keqpërdorur edhe flamuri evropian, për ti ikur debatit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here