SHPËRNDAJE

Teksti i Herodotit është dokumenti më i rëndësishëm historik, mbi të cilin bazohen mbi origjinën e popullit pellazg.

Sigurisht pas luftës së Trojës, Pellazgët vendas u pushtuan, u robëruan dhe u përzunë nga trojet e tyre të lashta. Pushtues ishin ardhësit më të rinj, në gadishullin ballkanik, Helenët.

Nga pushtimi i tyre, si shkruan prof. Cino Pichi në librin me dy vëllime: “Le meraviglie delle civilita passato” (Mrekullitë e civilizimeve të shkuara), përmbledhje me studime autorësh të shquar, si Giorgio Ebers, Andre Lefevre, F.Gregorovius, C. Delattre, etj., (editrice Italiana di Cultura-Roma 1958) ishin mizore.

Janë mitet që flasin për gjenezën, të cilët që në fillim na tregojnë edhe për mitin më të lashtë të qendrës së botës dhe pse jo, edhe hipotezën “dokument” më të përafrueshmin në botë për gjenezën edhe të krijimit të simbolit kryesor të flamurit tonë Kuq e Zi, shqiponjës me dy krerë.

Është një mit i njohur, i transformuar, e vjedhur nga të tjerë popuj që ende e kanë simbol, (grekët e vjetër edhe pse bënë krime të tmerrshme kundër pellazgëve, si thotë vet greku i madh, serioz, Tuqididi, dhe analizuar brilantisht nga babai i historisë moderne prof. Van Loon, ata nuk e bën simbol të flamurit të tyre, simbolin pellazgjik zeusian të shqiponjës me dy koka)

DSCF1559

Por ç’thotë autori i “Mrekullive të civilizimeve të së kaluarës”, prof. Cino Pici që në libër ka një kapitull të tërë tepër interesant për pellazgët (volumi I, fq,287-311), “Zeusi i tyre hodhi në ajër dy shqiponja në anë të kundërta të qiellit, për të përcaktuar qendrën e Tokës, pikën e tyre të takimit… Dhe ato dy shqiponja pasi i ranë botës rreth, u takuan. Dhe është miti, por dhe Homeri që tregon se vendi i takimit të dy shqiponjave ishte Dodona dimërkeqe.

Dodona dimërkeqe për Homerin dhe të tjerë të lashtë ishte edhe vendi hyjnor i vet Zeusit, që nëna Hera edhe pse e lindi fshehtas në Kretë (Kuretët u binin teneqeve prej bronzi të mos dëgjonte ati i tmerrshëm Kroni që hante bijtë e vet nga frika e marrjes së pushtetit, shpjeguar prejardhja e fjalës Kron, në shqip nga korifenjtë tanë studiues) dhe ai, Zeusi, pasi u ushqye me qumështin e dhisë Amaltia (shpjeguar sërish e sërish fjala e fjalët e stërlashta, me rrënjëzim të spikatur shqipen) mori pushtetin e të atit, Kronit dhe pasi bëri ato që dihen në mit dhe i shpjegon me variantin pellazgjik të parë, mitologu i famshëm Robert Graves, (shiko librin Mitet…) lëshoi dy shqiponjat që u ritakuan në qendrën e tokës, aty ku ishin pellazget, në Dodonën dimërkeqe.

Nuk ka hartë historike dhe autor të lashtë që shkruan për Ballkanin dhe popujt me të lashtë të tij të mos ketë të shënuar Dodonën. Aty ishte LISI famëmadh ku priftëreshat (gra-kohë e lashtë e matriarkatit) i drejtoheshin lisit (simbol pellazgjik i spikatur, sipas prof. Dhimitri Pilika) dhe Zeusi me cicërimat e zogjve u sillte profecitë që ato i përkthenin…

Natyrisht mitet sot ngjajnë me përrallëzat e fëmijëve që u tregohen netëve të dimrit. Por fëmini njerëzore ka qenë ajo kohë e shkëputur dhe jo nga bota e atëhershme. Aq sa edhe për vet Dodonën dimërkeqe ka paqartësi gjer mes pasardhësve të drejtpërdrejtë të tyre, shqiptarëve të sotëm që pretendojnë ndofta nga mbiemërimi homerik “dimërkeqe” kryemalin e quajtur të perëndive, Tomorrin.

Sidoqoftë, arsyeja përse shqiptarët kanë flamurin me dy koka shqiponjash të takuara (përplasura, thonë dashakeqet fqinjë dhe kujtojnë vrasjet, grindjet, mosmarrëveshjet e gjata për prona, pasuri e pushtet) është mbinatyrore, mitike, por nga ky motiv jashtëtokësor i pranuar kudo kemi edhe sot flamurin Kuq e Zi që është real dhe asfikson idenë se na e “dhuroi” Bizanti, si shkak i ndarjes së Perandorisë së Romës në dy pjesë.

Duket aspak racionale mbështetja e kësaj teze, kur Zeusi dhe pse joreal, mistik e i mbivlerësuar i botës pellazgjike, (kryehyjni pagane) edhe pse i përvetësuar me plot naivitete nga ardhësit e vonë e transformuar deri diku, edhe në vendqëndrime.

“Grekët kurrë nuk janë lutur në tempuj, por nëpër shtëpi, dhe ndërsa pellazgët ishin vet punëtorë e nuk preferonin skllevër, grekët nuk punonin vet, por merrnin skllevër”, vënë re studiuesit dhe paralelizojnë edhe për krizën e sotme të thellë e tronditëse edhe për fqinjët dhe Europën.

Natyrisht, nëse ne jemi më të lashtë në këto troje (të cunguara barbarisht) kjo nuk do të thotë aspak se jemi rrezik për të tjerët, si këlthasin pushtuestrojsit tanë ultrashovinistë, që edhe ditëve të fundit në jug kanë ngritur flamurin grek në trojet shqiptare (ne festa të përbashkëta, mund të ngremë e tundim simbolet tona, por pa tendencë e nëpërkëmbje të ndërsjellë).

Ne jemi në fund të fundit, të gjithë, krijesa njerëzore dhe ardhja jonë në këto troje të mrekullueshme nuk është bërë e pavullnetshme, dhe si për popujt e tjerë europianë ka ndodhur: “Kur Australopitekët mund të kenë kaluar nga Afrika në Europë… mbi 35 mijë vjet më parë”, shkruajnë prof.G.Livet dhe R.Mousnier në librin “Storia d’Europa (fq.59).

Por, natyrisht si unë që mbërrij me gjithë familje emigrant në Itali ndihem i ardhur që nga në viti 2000 pas Krishtit, edhe heleni, kryehelen mitik, Deokalione, ardhur me tributë barbare, si përmendëm më sipër, i tillë ka qenë dhe ka mbetur pasardhës i vonë, gadishullin e Hermit, si quhet nga të lashtët Ballkani sot që dyqind vjet më parë quhej gadishulli ilirik, për emërtimin dhe njerëzit e të cilit do flasim, natyrisht me diskutim hapësinorë, edhe për hallkën lidhëse të pretenduar të munguar, nga shumë studiues, madje edhe ndonjë shqiptar mohimtar i pellazgjisë ballkanike.

Por më parë të tregojmë këtë fakt të jashtëzakonshëm edhe për gjuhëtarët e thjeshtë. E sjell shkencëtari i njohur Philippe Aziz në librin “Civilizimi etrusk” (la civilisation etrusque, botim Ferni, Gjenevë 1977). Ja shkrimi i tij, me ndonjë interpretim të vogël ndërhyrës:

-Tregimi i Herodotit:

Teksti i Herodotit, cituar nga Raimond Blloch, është në fakt dokumenti më i rëndësishëm historik, mbi të cilin bazohen mbi origjinën e popullit etrusk. Ky tekst shkruar në shek.V, para K. tregon se të parët e Etruskëve kanë lënë atdheun e tyre të origjinës, Lidian, nga shkaku i një zie buke (krizë).

Mbasi udhëtuan dhe vozitën shumë ata zbarkuan në brigjet italiane (të sotme), për të themeluar Etrurian, ose më ekzaktësisht Tirrenian, e quajtur kështu, për t’i bërë nder udhëheqësit të tyre Tyrrhenos.

Nën mbretërinë e ATYS (përngjan si dy pika uji me fjalën, kryeemer ne shqipen e sotme Ati-babai-, nga vjen duket edhe Atikë, rrethinë e Athinës së sotme) referon historiani grek, në të gjithë mbretërinë ra kriza. Në fillim, në Lidia, e pritën me qetësi, por më pas situata u rëndua dhe nuk parashikohej ndryshim. Çdonjëri përpiqej të mashtronte tjetrin mbi urinë.

Ishte kjo arsyeja që ata shpikën lojën me gur, me dado, topin, dhe shumë lojëra të tjera, ndërsa nuk pranojnë lojën me shah, për të cilën thoshin se nuk e kemi shpikur ne. Dhe si në kohë zie (krize si sot…ku kudo s’ka punë) kalonin një ditë të tërë duke lozur nga mëngjesi në darkë, për të harruar urinë. Kaluan kështu me shpresë 18 vjet.

Kjo bëri që mbreti ATYS, (natyrisht pellazg, shënimi im, L.Shmilli) të ndajë popullin e perandorisë së tij në dy pjesë dhe të hedh me short. Njëri popull do qëndronte në Lidia (gjer në Atikë e veri të sotëm të Greqisë e Shqipërisë, mesiguri perandoria e ATYS, shënimi im, L.Shmilli), populli tjetër të ikte nën komandën e djalit të tij, Tyrrenos.

Ky grup, zbret në Izmir, Turqi e sotme, dhe aty nis e ndërton flotën…. Dhe u nisën në kërkim të një atdheu të ri (të kujtohen anijet nga Durrësi, ngarkuar prej Ramiz Alise, “sigurimit të shtetit”, sipas Les Valesës dhe kryeministrit italian Andreoti, lexo la Repubblica, intervistë me rastin e 20- vjetorit të rënies se Murit). Ky popull i ikur nga ATYS, krijoi Etruskët.

A vërtetojmë dot që ishin pellazgë? Besoj se mjafton emri i Mbretit dhe deklarimi i shkencëtarit të madh Mayani se: “Etruskët shtriheshin edhe në Azinë e Vogël perëndimore, përkrah tribuve Ilirike”, (libri Philippe Aziz, fq.18) për të kuptuar diçka më shumë se ajo që dimë gjer sot.

Dhe më tej, po aty: “Punimet e një misioni arkeologjik amerikan në Sardi, vendkryeqytet i popullit të Lidias, kanë zbuluar emrin e disa qendrave lidike. Grimenothura, p.sh. është për t’u theksuar se,THURA tregon për një qytet ose kështjellë të mbrojtur” (po aty, fq.19). Thura, themi sot edhe ne shqiptarët për një tokë a pronë të grabitur a të ligjshme të rrethuar!… Dhe jemi përtej 3000 vjet para Krishtit. Jemi gjer edhe përtej gadishullit që pas Krishtit do të quhej edhe Gadishulli Ilirik.

Por që të mbërrijmë tek Shqipëria e coptuar, 28 kilometër katror, e “Thurur” nga fqinjët, Europa e vjetër dhe antikombëtarët shqiptarë, madje edhe me gjysmë pavarësi, duhet të lexojmë të tjera që pak ose aspak nuk i kemi ditur! Rilindja duhet konceptuar në një kuadër real dhe plotësisht të besueshëm për veten, fqinjët dhe BE! Sepse kemi shumë plagë dhe pabesi mbi trupin e Kombit dhe mbi shpatullat e mbifuqishme të gjithë shqiptarëve. Homeri i quan pellazget jo kot hyjnorë (Odisea:XIX,1,17) dhe Herodoti të mistershëm (Storie,1-57)!/

Shkëputur nga: illyriancient

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here