SHPËRNDAJE

Jo rastësisht …
Në Korçë, ndodhej kjo kishë shumë e vjetër me emrin “Shën Gjergj” jo rastësisht lumi aty pranë prej nga buron emri i lumit “Devoll” dhe zonës përreth, dikur në lashtësi ky lumë zbritur prej maleve të larta “Bora-ava” quhej nga romakët “Erigon”, (Ergys [argos]) ndërkohë në periudhën bizantike dhe asaj perandorisë bullgare ky lum u quajt: “Eordei” dhe zona përreth sigurisht që mori këtë emër të shenjtë:”Di Eordei” – prej nga ku kemi, emrin më fillestar të qytetit “Korcë”

Në gjuhësi njihet barazvlera e shkronjave (d = g), ndaj ky lumë dhe kjo zonë na shfaqet, “Diergon” apo Djordjon, Djordja, baza e kësaj fjale të hershme është rrënja PIE “Ar; Or” (orion)  Krejt zona  përreth Devollit të sotëm është e njohur, ish-emërtuar; “Oresti-a”- vendbanime të hershme këto si “N’est/orio” Argos, etj sot territore greke “Kastoria”

“Di-Eordei”, prej turqve u shkrua dhe u shqiptua “Djordjë” – kuptueshëm aty llogjike kemi emrin më të parë shqip: “Xiorxè” që do të thotë vend i begatë, i ulët, toka “Ar” – ara buke drithi-dritë, “Xixë” {Di/or-xë} ashtu fiks si emri i “shën Gjergjit”

Përtkthimin e fjalës “djordja- xhorxhia” përkon saktësisht me shpjegimin e studiuesit Nuçi Naçi, i cili thotë se nga mënyra e shqiptimit të fjalës së shkruar “Gierixhe” ose “Gueuridije” e cila artikulohej si “Gjorçë”, lindi emri Korçë.

Perikli Ikonomi, ne studimet e tij, na jep të njëjtin shpjegim: Sipas tij, Lumi i Devollit quhej “Lumi i Zotit”, sepse ky lumë shkonte në drejtim të malit të shenjtë të Tomorit dhe ka qënë i lavdëruar edhe nga perënditë e këtij mali.
Por unë shtoj se ai “rridhte”- rrjedhë e maleve të zotit dhe shkonte sërish drejt malit të zotit “i bardhi At” (Berat) (La-bardh-at)

Në testamentin e Gjon Muzakës viti 1510 ekzistojnë disa përkthime siç është ai në gjuhën frënge, ku pranë fjalës “Korça” është vendosur në kllapa emri “Djordja”, sepse emri i Korçës  shënohej “Gjortscha” nga turqit në gjuhën arabe, në frëngjisht “Gueuridje”, e ndërkohë në turqisht ky emërtim jep të njëjtin kuptim “Djordje = “shiko e shko” – që do të thotë fushë, “fushpamje” – “ara tokë buke” – fush gropa e Devollit të Madh u njoh me emrin Korça, “Korçë” përmendur në regjistrin turk të Korçës dhe Përmetit, viti 1431-1432.

Në Devollin e Sipërm, buzë lumit Devoll, ende sot aty gjendet një fshat quajtur “Bozhigrad” (Mi/ra-s)- emërtim ky që në sllavobullgare do të thotë “Qytet i Zotit”. edhe kjo rastësi?
Gjithë lumenjtë e gjithë teritoreve e sidomos e banorëve folës të gjuhëve IE, krejt këta lumenjë pa përjashtim në mitologjitë e hershme i kanë quajtur si lumenjë “bir të zotit”- mbirë; rrjedhë prej maleve të larta të bardha-borë. “Ar dhe dritë-drin”

Kështu kemi lumin në Troje “Skamander”, lumin: Achelos – qiellor i shpejtë-Aspetos=Shqiponjë, pa haruar lumin me të madh të shpejtë të rrëmbyeshem, dritë “i Bardhë – Bardhari”, (Vardari) dhe lumenjë të tjerë prej: “Scambit mbirë = Shkämbin; Shkumbin, Drini, Drilon; (Buna sot) etj.

Ps;Tek hartat e vjetra do mundeni të gjeni emrin e lumit “Eordei” si dhe malet e larta aty pranë të quajtur “Bora” gjatë pushtimeve barbare bullgare këto emërtime u përtshtatën në gjuhën e tyre sllavobullgare “Borava”; (Mali Morava sot) dhe Debora; Devolli sot..

Fshati “M’borie; Mborje” ka po të njëjtin kuptim i bardhë Borë, “mbi arë, mbi arat” e fushës së ulët të “Sheshta” të Korçës sot, emërtim ky i gjendur edhe nga studiesi i madh Eqerem Çabej, por i ndikuar prej gjuhes greke aty gabon dhe e krahason këtë emërtim të pastër të gjuhës shqipe: “Sheshte” = E mborio = Tregëti (~pas/ar; Pazar), pra një gabim i rënde ky, – kur ndërkohë në gjuhën greke ende nuk njihej fjala “Emborio” ne si mundëm e quajtëm fshatin tonë me këtë emërtim “greek” në mes të gjithë emërtimeve të tjera krejt me ndikime Sllavo-bullgare?

Plus kësaj fshati “Mborie” nuk del i shkruar në asnjë hartë të vjeter apo të re si dhe në asnjë dokument apo testament ku të shkruhet “Emborio” por ky emer del i shkruar shqeto: “Mborie” shkronja “E” përpara saj mungon në të gjitha rastet, pra tjetër gjë “Mborie” dhe tjetër gjë “Emborio“.

Sot në fshatin Mborje, afër Korçës duken gërmadhat e një vend banimi të 
lashtë ndërtime të bëra me mure sipas zakonit të Pellazgëve.” 
(Kalendari Kombiar, viti 1898, f. 62).

Kisha e  Dëshmorit të madh Shën Gjergj ka qenë në atë vend ku aty ngrihej biblioteka e madhe e Korçës. Dikur në këtë vend ishte hyrja e tregut të qytetit ose fundi i bulevardit me të njëjtin emër “Shën Gjergj” .

Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte një nga kishat më të vjetra të qytetit të Korçës dhe ndodhej po aty ku u ndërtua kisha e re e Shën Gjergjit .

Kështu në vitin 1875 banorë korçarë prishën kishën shumë të vjetër dhe rrethuan me mure territorin që zotëronte kjo kishë si pronë dhe e bënë gati për ndërtimin e kishës se re mbi themelet e kishës së vjetër. Mitropolia e Shenjtë e Korçës mblodhi ndihma, si dhe fonde nga pasuritë e saj dhe në vitin 1881 filloi të ndërtojë kishën e re të madhe e të bukur Shën Gjergj. -{Shend e Verè]

Dita_e_Shën_Gjergjit

Dita e Shën Gjergjit festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Fillon me 5 maj mvarësisht prej krahinës shqiptare vazhdon deri me 15 maj.

Kjo festë karakterizohet me lojëra të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve në fusha të gjëra, pranë livadheve, Vakëfeve (Bakefeve), Tyrbeve, apo dhe të tjera vendbanime të lashta.

Gjurmët shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur ata besonin në shumë perëndi fizike, natyrore. Megjithatë, disa qarqe mundohen ta mitizojnë këtë ditë. Gjithë popujt e Ballkanit e festojnë dhe e emërojnë këtë festë si “Shen Gjergj”. Në Shqiperi ajo festohet nga të gjitha besimet si ajo myslimane dhe ajo e krishtere-ortodokse, ndërsa në Serbi kjo festë quhet “Djurdjevden” dhe Hidireles në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here