Shkruan: Shqipe HOXHA
Edhe sot e kësaj dite në Kosovë ndeshim mbiemrin Kryeziu i cili i përket mbiemrave të kuptimit në gjuhën shqipe, pra fjala Kryeziu apo Kriezi nuk ka kuptim në gjuhën greke.
Në shek. XV-XVI mendohet që arbëreshët u vendosën në masë të madhe në ishullin e Hidrës.
Nje ndër kryeministratë me te famshëm të Greqisë ka qenë pikërishte i fisit Kryeziu, Arvanaitasi Antonio/s Kriezis-iu
Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII.
Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli.
Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke,më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854.
Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll.
Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.
Krieza, the church of HollyTriangle
Krieza, the church of St.Michael and Gabriel
Krieza village , East of Evia Island.