SHPËRNDAJE

Tërësia e viseve shqiptare që gjendeshin nën pushtimin dhe dominimin grek, ishte e njëjtë sikurse e kemi trajtuar gjer më tani mbi pushtimin e viseve të Shqipërisë Etnike nga ana e Jugosllavisë së Versajës.Zaptuesit dhe sunduesit e huaj të Shqipërisë irridente, sikurse në veri dhe jug, qëllimet e tyre politike, i kishin të njëjta në bazë të doktrinave të elaborateve të tyre të arbitraritetit.

Karakteristikat e zaptuesve grek, janë identike si edhe ato serbe. Ndërsa tek grekët dominon Megalit-ideja dhe antartat e tyre në vend të Neçartanisë dhe çetnikëve serb. Dyja këto ide janë për me e mohua dhe luftua qenien shumicë të etnosit shqiptarë brenda për brenda kufijve të Greqisë. Konflikti mes Megali-ideistëve grek dhe shqiptarëve fillet i kishte qysh nga viti 1772, me masakrën e Dervishanës. “700 suliotë të krishterë, sulmuan fshatin mysliman çam të Dervishanës (26. 07. 1772) dhe pasi rrëmbyen të gjitha vajzat, i therrën pa perjashtim, burrat dhe djemtë e rinj të fshatit duke ju a prerë kokat.

Kjo masakër kishte burimin jo thjesht në kundërshtinë e fshatit çam ndaj banditizmit të kleftëve suliotë, por nga drogimi fetar ortodoks, që gjakun e vet, por të fesë tjetër e shikonin si «një të keqe» e cila duhej zhdukur. Në vitet që pasuan (1821), kjo «vëllavrasje fetare» do të përfshinte të gjithë jugun e gadishullit ballkanik[1]. Disa prej pasardhësve të kapedanëve shqiptarë ortodoksë, që udhëhoqën Kryqëzatën fetare gjatë «Revolucionin grek të 1821», i përsëritën barbarinë mesjetare, duke kryer krime nga më çnjerëzore sidomos në trevat e jugut të Shqipërise dhe Çamëri.

Napoleon Zerva, emri i të cilit do të shënohet përherë përkrah kriminelëve më gjakatar të shekullit të 20’të (siç thuhet «pasuria tretet-emri mbetet»), vijoi shfarosjen dhe dëbimin e popullsisë autoktone çame, të nisur nga stërgjyshi i tij suliot Tusas Zerva. “Djali i Markos, Dhimitri Boçari, u be tre herë minister i luftës nën mbreterit Oton dhe Georgios, i asaj ushtrije që sipas shkrimtares M.Vickers dogji dhe masakroi 46 fshatra myslimanësh vetëm në Shqipërinë e sotme të jugut, pa llogaritur Çamërinë dhe gjithë trevat që mbetën jashtë kufijve shqiptare, duke mos prekur as edhe një fshat ortodoks”[2] Dhe mu për këtë, ekstremizm të teskajshëm të besimit fetar, i ktheu shqiptarët ortodoks në makineri vrastare kundër vëllezërve të tyre mysliman, dhe jo vetëm kaq, por “ fatkeqësisht kjo dukuri ka bërë që në [1] Abedin Rakipi «Masakra e Dervishanës 1772”. [2] Abedin Rakipi “Suliotet nuk donin Çamerinë dhe çamët, por Greqine”). Ballkan të zhduket kultura e popujve të vjetër të cilët besonin në kishën ortodokse, dhe trashëgimia e tyre kulturore dhe territoriale të manipulohet nga shtete dhe kishat nacionale“[3].

Në historinë tonë kombëtare, duhet të zënë vend të dyja («bashkjetesat fetare» dhe «lufta fetare» e shqiptarëve) sepse të shkëputura ato nuk na japin të vërtetën historike. Fanatizmi fetar, që gradualisht i ktheu në «të huaj» dhe „armiq“ pjesëtarët e një kombi, shfaqet edhe në historinë e trevave shqiptare të veriut, si në Mal të Zi dhe Kosovë. Tek shumë kasapë të shqiptarëve të këtyre trevave, rridhte po ai gjak si i viktimave të tyre. Ana e kundërt e medaljes, nuk e errëson aspak dukurinë e „tolerancës fetare“ tek shqiptaret e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Çamërisë, Luginës së Preshevës e të Diasporës, dhe nuk i ul vlerat e kombit tonë. Studimi dhe njohja nga brezat e rinj, «të luftës fetare të shqiptarëve» është një domosdoshmëri për ta ruajtur dhe trashëguar «bashkëjetesën fetare» dhe mos-tjetërsimin e kombit tonë. “Ngjarjet e Luftës çlirimtaro-fetare të 1821» kanë një rëndësi të madhe aktuale, sepse shumë erëra që përshkuan qiellin e atyre kohërave, fryjnë përsëri mbi kokat e shqiptarëve, të ndodhur brenda dhe jashtë kufijve të 1913’ës[4]. Edhe e padrejta tjetër shihet qartë nëpër shifrat statistikore të përpiluara nga grekët. Ky regjistrim i qeverisë greke ishte kryer më një janar të vitit 1921, ku jepej një shifër qesharake dhe tejet tendencioze, ku thuhej se nëpër të gjitha viset e Greqisë jetonin jo më shumë se 5.065 nënshtetas shqiptarë. Dihet se para depërtimit të Perandorisë Osmane në Greqi jetonin hiç më pakë se 130 mijë shqiptarë dhe atë për tanë shekujt e Perandorisë Osmane.

Atëbotë me mijëra shqiptarë jetonin në Athinë, Atikë dhe Selanik. Shqiptarët që jetojnë ndër shekuj në Greqi i kanë ruajtur dhe kultivuar doket, zakonet dhe mbi të gjitha e kanë ruajtur dhe përhapur gjuhën e tyre të bukur shqipe, megjithëse ishin të dominuar nga një shumicë e madhe greke, dhe se qeveria e Shqipërisë nuk dëshironte atëbotë sikurse sot qeveria kukull e Evropës në Kosovë që nuk dëshiron, me kërkua as edhe një të drejtë për popullatën e saj autoktone në Kosovën Lindore që është akoma nën kolonializmin dhe diktatin e shovinisteve serbë nga Beogradi.

Tokat irredente të Shqipërisë së Vjetër Jugore të Çamërisë, iu lëshuan shtetit helen sipas neneve të Traktatit të Kongresit të Berlinit më 1878, dhe Konferencës së Paqes të vitit 1913, dhe atë pas luftës turko-ballkanike të ratifikimeve të reja të kufijve nga ana e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe atë në prag të përfundimit të luftës evropiane.  Viset etnike shqiptare që mbetën në kuadër të shtetit helen, sipas shënimeve statistikore të perandorisë Osmane që janë bërë në mënyrë të pa anshme. Popullata atëbotë ishte ndarë në bazë të kombësisë dhe besimit fetar ato të dhëna statistikore osmane ishin kështu: Distrikti i Kosturit, i kishte gjithsejti 96.326 banor, e prej tyre ishin 37.118 shqiptarë, 30.983 bullgar, 14.987 vlleh, ndërsa grek ishin vetëm se 13.238 banor.

Në krahinën e Filatit tërësia e popullatës ishte 28.473 banor nga këta 22.348 ishin shqiptarë dhe 6.125 ishin grek. Në krahinën e Gumenicës, popullata ishte prej 10.126 banorëve të saj, dhe se të gjithë këta 10.126 ishin shqiptarë, pa asnjë grek. Kurse në krahinën e Ajdonatit ishin 16.356 banor prej tyre 13.780 shqiptarë, dhe vetëm se 2.575 ishin grek. Në krahinën e Margjilicës (Margillecit), popullata e tërësishme ishte 15.723, d.m.th. të gjithë ishin shqiptarë pa asnjë grek. Ndërsa në krahinën e Pargës (Pragës), ishin 13.000 banorë vetëm se 500 ishin grek[5]. Shuma e tërësishme ndër viset etnike të Shqipërisë së Vjetër Jugore të Çamërisë, që iu dhuruan Greqisë helenike me lëshimet e bëra në favor të saj nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës menjëherë pas luftës evropiane mes vitit 1913-1914. tërësia e popullatës të saj atëbotë ishte hiç më pakë 365 Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”, nga Wikipedia, ”Enciklopedia e Lirë”. [4] Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, 2002 [5] Prof. M. Vokshi, “Shqipëria e shqiptarëve” Tiranë, 1930. se 168.305 banor. Për atë periudhë ishte një popullatë mjaft e madhe, e cila sot do të ishte mbi një milion e më tepër. Nga ajo popullatë prej 168.305, shqiptarë ishin 99.895, d.m.th. 60%, ndërsa grek ishin vetëm se 22.438 banor. Sikurse po shihet, krahinat e shumta shqiptare të Çamërisë ishin absolutisht të banuara me etnos shqiptarë pa as edhe një grek të vetëm. Në përgjithësi viset irredente shqiptare të pushtuara tash prej grekëve, shtriheshin në pjesën më të madhe në brigjet e Adriatikut, nga kufiri i tashëm i Shqipërisë e deri në Konispol (Komore), me një thellësi qendrore mes 30 deri në 50 kilometra vi ajrore të viseve të Çamërisë. Pastaj ajo vazhdon e shtrihet drejt kufirit verior të Greqisë e deri në kufirin jugosllavë të Maqedonisë, edhe këtu me një hapësirë 10 deri në 30 kilometra vi ajrore[6].

Grekët kanë dashur me e krijua një konfuzitet atëbotë duke e minimizuar dhe thjeshtëzuar pasqyrën e qartë të statistikës të numrit të popullatës shqiptare në Çamëri, duke i përshkruar dhe konsideruar ata si grek dhe atë tërë banorët e këtyre viseve të cilët sipas statistikave turke këto vise figurojnë si ortodokse. Zaten, ndër nenet e shtetit civil, dhe shënimeve statistikore të Perandorisë Osmane, sepse turqit krishterët ortodoks i kanë quajtur “Rum” d.m.th. grek. Pastaj ky injorim i etnosit shqiptarë në Çamëri mundë të shpjegohet nga fakti sepse autoritetet turke në regjistrimet e tyre statistikore të popullatës siç e kemi cekë edhe në shënimet e më parme.

Se turqit nuk e merrnin parasysh etninë, ose gjuhën që e përdorte ajo etni, por vetëm se përkatësinë e tyre fetare, shqiptarët pra u regjistruan në këtë konglomerat fetar islam turk. Pas Konferencës të Ambasadorëve të Londrës të 1913, për faktin se nëpër ato vise të Shqipërisë së Vjetër Jugore të Çamërisë, që iu dhanë Greqisë gjendeshin shumë shqiptarë të besimit islam për të cilët grekët e heshtnin këtë fakt. Ata përpiqen që popullatën ortodokse shqiptare të këtyre viseve me e thjeshtëzuar faktin se pjesëmarrja në kishën ortodokse-greke të shqiptarëve nuk është e drejtë dhe e mundur me i cilësua shqiptarët ortodoks me kombësi greke. Shqiptarët ortodoks mbetën përgjithmonë shqiptarë. Nuk janë dhe nuk dëshirojnë të bëhen grek.

Këtë e vërteton fakti se shqiptarët ortodoks të Shqipërisë së Vjetër Jugore të Çamërisë dhe të shqiptarëve tjerë që jetojnë edhe më thellë nëpër Greqi e formuan lëvizjen e tyre kombëtare për shkëputje nga kisha greke e Adrianopojës, kjo lëvizje e shqiptarëve për shkëputjen nga kisha greke i përngjante lëvizjes kombëtare që atëbotë vareshin nga Patriku i igumenit grek. Prej kësaj kishe greke gjatë sundimit të Perandorisë Osmane ishin shkëputur dhe ishin pavarësuar si kisha e Rumanisë, Serbisë, Bullgarisë ajo e Dodës. Mund të thuhet se, mes kësaj popullate shqiptare e këtyre viseve të Çamërisë, ka mundur me u influencua prirja greke, siç patë ndikua influenca islamike nga turqit. Porse te popullata ortodokse shqiptare nuk ndodhi, ashtu siç e mendonte kisha greke, që atyre zonave etnike shqiptare me ia ndryshua thelbin e origjinës kombëtare të popullatës ortodokse shqiptare[7].

Nuk duhet harruar atë që gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, turqit ua njohën shkollimin në gjuhën e tyre grekëve, ndërsa shqiptarëve kjo e drejtë iu ndalua rreptësisht. Pastaj z. Venizelosi, kishte fillua me i ndryshua faktet e vërteta historike dhe ato etnografike. Kështu në Konferencën e Paqes, ai i paraqiti pretendimet e tij të panumërta, mbi viset shqiptare, duke dëshiruar dhe pretenduar të drejtën greke mbi Epirin, duke thanë se ai në kohën e Perandorisë Otomane i takonte Greqisë se nëpër ato vise atëbotë dominonin shkollat greke ndërsa nga shkollat shqipe ishte vetëm një ajo në Korçë. .Venizelosi, kishte harruar të tregonte faktin se shkolla shqipe e Korçës ishte shkollë private e jashtëzakonshme, e cila ishte vendosur nën flamurin e Amerikës tonë mike. Porse menjëherë pas revolucionit të xhon turqve (turqve të rij). [6] Po aty. [7] Po aty.

Në Shqipëri kishte filluar të përhapej një liri e re kombëtare, fillojnë me u hapur me qindra shkolla shqiptare në gjuhën amtare. Shkolla të njëjta kishin filluar të hapeshin edhe ndër viset ortodokse shqiptare të Shqipërisë se Vjetër Jugore në Çamëri. Edhe ortodoksët shqiptarë të Korçës të cilët së bashku me shqiptarët islam që kishin luftuar kundër Perandorisë Osmane në vitin 1908, pas hyrjes së trupave franceze në Maqedoni e mbajtën në “Manastir Kongresin e Shkrimit Shqip”. Në vitin 1916, u hapën shumë shkolla në gjuhën shqipe, dhe që atëherë shqiptarët nuk deshën me e njohur asnjë gjuhë tjetër të huaj në arsimin shqip përveçse gjuhës shqipe.

Kështu vepruan edhe ortodoksët shqiptarë të Gjirokastrës, duke u liruar njëherë e përgjithmonë nga ndikimi i shkollave greke. Duke i përsëritur argumentet, që i kishin shfaqur akademikët serb ndaj shqiptarëve duke filluar nga vitet 1827, e gjer më 1999, mbi zhdukjen biologjike të qenies shqiptare nga faqja e dheut, dhe se të njëjtën praktikë e kishin pasur ithtarët e Venizelosit dhe të Jani Kolës me Megali-iden e tyre, për me e pakësuar numrin e popullatës kompakte shqiptare, këtu kishin filluar të lozej një lojë tjetër djallëzore, kinse myslimanët shqiptarë të atyre viseve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Çamërisë, nuk janë shqiptarë porse turq.

Këtu nuk mbetet tjetër gjë vetëm se t’i hedhim poshtë këto teza greke, sikurse që po rrëzohen dita-ditës edhe elaboratet dhe tezat neokolonialiste serbe të SAN-ës. Pastaj muhamedanët e Shqipërisë së Vjetër Jugore, ashtu sikurse edhe viset tjera etnike shqiptare fenë e kanë marrë nga turqit, siç e murrën edhe myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndër të cilët shumica prej tyre janë nga etnosi sllavë. Por këta mysliman nuk e morën gjuhën turke të cilën nuk e përdorin dhe as nuk e kuptojnë fare dhe as nuk i morën tiparet fizike pastaj as doket dhe zakonet,dhe as shpirtin dhe prirjet turke.

Dhe se shqiptarët islam në përgjithësi, e kanë ruajtur të paprekur traditën kombëtare shqiptare. Ata në të njëjtën kohë me shumicë të madhe u bashkuan me vëllezërit e tyre katolik dhe ortodoks, në luftë të përhershme që e patën ndaj Perandorisë Osmane për lirinë dhe independencën e mëmëdheut të tyre të robëruar[8]. Sikurse në serbi që ishte shpikur më 1827, formula “Serbia e Vjetër”, për pretendime territoriale ndaj trojeve etnike shqiptare që atëbotë akoma ishin nën sundimin e Turqisë orientale, ashtu edhe sot Greqia flet dhe pretendon për “Epirin e Epërm” apo Verio-Epirin pretendim ky grek mbi viset jugore të Shqipërisë së Vjetër Jugore.

Kjo nuk është asgjë tjetër nga ana greke porse është vetëm se një trilogji e propagandës fetare dhe politike e hegjemonizmit dhe ekspansionit kolonialist, e cila nuk është e qëndrueshme para kritikës së historisë ndërkombëtare. Hartat gjeografike dhe etnografike të Lejeanit në vitin 1861, pastaj hartat Kiepertit të vitin 1876, dhe ato të Karl Saxit të vitit 1878, e dëshmojnë qartazi se viset e quajtura “Epiri i Epërm”, nuk janë gjë tjetër veçse pjesë të pandara të Shqipërisë së Vjetër Jugore të Çamërisë në tërësi. Këto vise etnike shqiptare, të kërkuara dhe të zaptuara nga grekët. Nuk duhet harruar fakti i hidhur se grekët sikurse edhe serbët me politikën e tyre të egër dhe represive, siç thamë edhe më lartë përpiqen me i greqizuar shqiptarët autokton të Çamërisë.

Gjuha shqipe nga qeveria greke nuk është e lejuar; gjithashtu edhe shkollat shqipe janë të ndaluara. Kurse nga ana tjetër e njëjta qeveri greke në statistikat e tyre demografike shqiptarët i regjistrojnë si grekë, pastaj edhe prosperiteti i çdo vlere kombëtare shqiptare është e ndaluar. [8] Dr. Jovan Hadži Vasiljević, Arnautska liga… str. 12. 1909 Beograd. Traktati i Paqes së Versajës i 1919, ia kishte dhënë të gjitha të drejtat atëbotë Greqisë për t’i dëbuar nga viset e tyre etnike popullatën shqiptare të besimit muhamedan. Ndërsa në vitin 1926, qeveria greke, me një notë që ia kishte drejtuar Lidhjes së kombeve, kishte premtuar dhe ishte zotuar se do ta ndalonte çdo masë diskriminuese ndaj popullatës shqiptare të Çamërisë, e që Greqisë ia kishte dhuruar Konferenca e Ambasadorëve të Londrës më 1913.

Edhe popullata shqiptare e okupuar e Çamërisë, do t’i gëzonte ato të drejta që i gëzojnë edhe grekët, dhe çdo masë të jashtëzakonshme që e kishte përdorur qeveria greke ndaj shqiptarëve autokton të atyre viseve të dhuruara nga Fuqitë e Mëdha Evropiane do të anuloheshin. Porse këto premtime pas tri vitesh të kaluara nuk u realizuan. Sikurse që knjazi serb Millan Obrenoviqi më 1878-1879, kur kishte deklaruar në Nish për shqiptarët autokton të Shqipërisë së Vjetër Verilindore se: “Njerëzit mund të jetojnë të lirë ku të donin në Principatën e tij”. Porse fjalët e tij sikurse këto të qeverisë greke i kishte marrë era. Dhe shqiptarët edhe nga ato vise u shpërngulën shumë dhunshëm dhe pa asnjë dhembje me atë frazën e tyre çetnike: “Sa më pakë që të ketë shqiptarë dhe turq në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdheun dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni ju, aq më i madh do të jetë suksesi për atdheun tonë”[9].

Sot janë pezulluar të gjitha ligjet greke kur janë në çështje shqiptarët dhe tokat e tyre të eksproprijuara që nuk iu kthyen më kurë atyre nga qeveria greke. Pasuritë e shqiptarëve u janë dhënë nga qeveria greke refugjatëve të ardhur nga Azia e Vogël në Çamëri; dhe kështu shqiptarët islam të Çamërisë mbetën pa as edhe një të drejtë qytetare dhe pa asnjë mjet për ekzistencë, dhe mu për këtë shqiptarët autokton të Shqipërisë së Vjetër Jugore u detyruan dhe po detyrohen të emigrojnë jashtë trojeve të tyre. Duke u tretur nëpër zonat më të thella dhe mjaft të varfra.

Por pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore të vitit 1945, popullata çame përsëri u vu edhe në një sprovë ndër më të tmerrshmet, ku lapsi vështirë se mundë t’i përshkruaj ato krime të paskrupullta që u kryen nga qeveria greke përmes antantave të tyre vrasëse dhe piromane. U mbytën me moh me mijëra dhe mijëra çam pa asnjë dhimbje, pastaj gratë dhe foshnjat e tyre u përshkuan në bajoneta ashtu siç veproi soldata ndaj shqiptarët në Shqipëri, Iliridë dhe Kosovë gjatë viteve 1912-1914, e tutje.

Edhe për popullatën autoktone çame u hapën me qindra dhe qindra varreza masive ku u varrosën deri edhe për së gjalli rodi i Ali Pashë Tepelenës. Se vetë lirinë e Greqisë ua sollën shqiptarët, po të mos kishte qenë Ali Pashë Janina me ushtarët e tij trima se turqit ata grekët e paskrupullt do t’i shndërronin në karrema për peshkim.      Edhe sot e kësaj dite idetë greke nuk kanë të ndalur së propaganduari Megali-idet e tyre kolonialiste ndaj tokave të Jugut të Shqipërisë ja se çfarë shkruhet:.

Në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korcë, Konsulli grek Theodhoro Ikonomus, bashkë me dy deputetët grekë të Janinës dhe Follorinës, (Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis), duke e mbështetur idenë e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, që pritet të bëhet në prill të këtij viti, me këtë rast kanë kërkuar prej bashkëkombësve „grekë“ të Shqipërisë që të mos kenë frikë nga procesi i regjistrimit, dhe njëkohësisht u kanë bërë thirrje për bashkim në emër të Vorioepirit.                   “Përshëndes grekët e Korçës sepse kjo që ndodh sot ju përket atyre. Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke.“ është shprehur Konsulli Theodhoro Ikonomus.  [9] Pashtriku.org, 06 .02. 2011.

Në vazhdim Ikonomus ka thënë: „Ekzistojnë të drejta të minoriteteve. Por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Voriepir. Ky është Vorioepiri. Në Vorioepir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe të funksionojnë të drejtat e minoritetit që parashikohen në protokollin e Korfuzit 1914, i cili asnjëherë nuk është anuluar.

Ju përshëndes ju greke të Korçës dhe do jem pranë jush në të gjitha momentet e vështira. Kurajë, shpresë dhe betejë”.           Në kohën kur konsulli dhe deputetët grekë i japin kurajë, dhe shpresë „grekëve“ të paqenë në Shqipëri, klasa politike në Tiranë ia hanë kokën njëri tjetrit!… .[10]  [10] Po Shkruan:Reshat Avdiu Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

/shqiperiaebashkuar.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here