SHPËRNDAJE

Aktualisht gjindet në greqi dhe daton rreth  shekullit III mbas krishtit.. Kjo kurorë mbretërore e artë në formë qeleshe, duhet të ketë qënë e ndonjë mbreti nga Skythia..

Shihet qartë se edhe figurat e njerëzve në kurorën e Artë, të cilët janë me qeleshe ose plis, që akoma sot është një indentitet ekskluziv i popullit Shqiptar..

Dua të kujtoj se Skithët në lashtësi quheshin  Albanë. Skithët ishin të një kombësie me thrakët e dakët, që do të thotë të një kombësie me pellazgo-ilirët.

Straboni thotë se Thraka ishte bërë zakon të quhet Skithia e Vogël. Kjo tregon se thrakët ishin vetë skythët. Straboni i quan edhe fiset gjermanike në Veri si Albane, njësoj si Albanët e Skythisë.

Këto fise  të quajtura Albane autorët e lashtë i vendosin në Panoni, dhe në në Detin e Zi.. Po Panonia është e njohur nga historia botrore si ILIRE..

Pra, Albanët e Gjermanisë dhe Albanët e Skythisë ishin Thrako-ILirë, sepse  Autorët e Mesjetës shpesh e shtrinin konceptin e fisit panonas deri në lumin Don dhe Dnjepër, ndërsa autorët romak në Panonin ilire fusnin edhe Alpet e Evropës.

Kështu pra, emri Panoni në disa raste ka përfshirë brenda vetes edhe fiset thrake, dake, skithe, gote të cilat Straboni dhe autorë të tjerë dëshmojnë se kanë një gjuhë dhe janë të një etnie./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here