SHPËRNDAJE

Shkruan: Prof. dr. Kapllan RESULI, akademik

Akademikët shqiptarë i kanë parashtruar argumentat e tyre lidhur me pretendimin se janë autohtonë, pasardhës të ilirëve dhe të pellazgëve. Unë i kam cituar ata argumenta ad verbam në veprën time KUSH JANË SHQIPTARËT?, i kam diskutuar me akribi shkencore, akademike, i kam kundërshtuar dhe kam parashtruar dokumentat, faktet e argumentat e mi, shkencërisht, seriozisht e pa fyerje.

Deri më sot, nga tri akademirat shqiptare, asnjëra ende nuk është ngritur për të m’i përgënjeshtruar. Apsolutisht asnjë dokument, asnjë fakt e argument të parashtruar nga unë lidhur me kët problem, nuk ma kanë përgënjeshtruar.

Përkundrazi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në FJALORIN e saj ENCIKLOPEDIKtë vitit 1985, edhe i ka futur atje disa zbulime të mija shkencore albanologjike, patjetër pa ma përmendur emrin, se isha në burg. I falenderoj edhe për aq sa kanë bërë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Intelektualëve Shqiptarë, me qendër në Stamboll, duke vlerësuar kontributin tim të shquar në fushën e albanologjisë, më ka shpallur jo vetëm për anëtar të thjeshtë të asaj Akademie, por edhe për anëtar nderi – si shkrimtar. Si albanolog më kanë besuar edhe drejtimin e Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë Shqipe. I kam falenderuar dhe rishëm i falenderoj.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në botimin e saj enciklopedik KOSOVA, Prishtinë 2012, më ka njohur si shkrimtar shqiptar, bile edhe të përndjekur e të persekutuar rëndë si nga regjimi titist i Jugosllavisë, ashtu dhe sidomos nga regjimi enverist i Shqipërisë.

Ka ndonjë pasaktësi në atë biografi, që tashmë është vënë në dukje nga lexuesit, por unë, megjithatë, i falenderoj edhe për aq sa kanë shkruar për mua, veçanërisht për karakterin e burgimit tim në Shqipëri (Se nuk jam solidarizuar me banditizmin e Enver Hoxhës, e jo se paskam qenë i dërguar me mision nga UDB-a!) dhe se romani TRADHTIA, që enveristët po ma mohojnë, është vepër e imja.

U shpreh keqardhjen enveristëve që ja – edhe Akademia e Kosovës po ma njeh autorësinë e atij romani, si dhe luftën time për liri e demokraci, si në Jugosllavi, ashtu edhe në Shqipëri!

Për qëndrimet e mija shkencore, lidhur me origjinën e shqiptarëve, me sa shoh e marr vesh nga shtypi, asnjëra na këto akademira ende nuk është prononcuar, as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht, as pro dhe as kundër. Bile as ndonjë nga anëtarët e këtyre akademirave, qoftë edhe në emër të vet, akoma nuk di që të ketë reaguar në çfardo mënyre, edhe pse janë ftuar nga lexuesit e tezave të mija albanologjike (Të quajtura nga ata edhe “teza të zeza”!), që të m’i kundërshtonin, t’i përgënjeshtronin e të vërtetonin se shqiptarët janë autohtonë, ilirë, bile edhe pellazgë, e jo ashtu siç them unë. Për ndryshe – siç mendokan ata – nuk u jetoka!

Intelektuali shqiptar Atrea Kocani u ngrit e tha përmes mediave:

“I kam lexuar disa sende prej Kapllan Resulit dhe unë mendoj se faktet, të cilat i posedojnë maqedonasit dhe serbët dhe grekët janë shumë fakte interesante dhe më vjen keq se edhe për një kohë të shkurtër ata do ta demantojnë 100% tezën se shqiptarët kanë prejardhje prej ilirëve…Ne nuk po mundemi ta demantojmë atë që thonë ata dhe mbetemi me gojë hapur nga faktet që na i prezantojnë ata…”

A.Kocanin e kanë pasuar edhe shumë firma të tjera shqiptare, të njohura, në mënyrë të veçantë dr. Ardian Klosi, Ardian Vehbiu e Fatos Lubonja me një lagje të tërë albanologësh më të rinj, për çka i kam falenderuar dhe i falenderoj. Doktor Klosit, që dha edhe jetën për mbrojtjen e tezave të mija albanologjike, i kam kushtuar edhe një vepër timen, kurse një vepër tjetër timen ia kam kushtuar profesorit tim, akademikut të nderuar, prof. dr. Eqrem Çabejt, për punën e tij prej pionieri në fushën e të vërtetave albanologjike, bile edhe në fushën e së vërtetës për origjininën e shqiptarëve: siç dihet tashmë, ai jo vetëm që ka thënë, por edhe na e ka vërtetuar se gjuha shqipe është formuar në Rumani, në shekullin VI të epokës sonë dhe se shqiptarët, prej atje, kanë zbritur në Ballkan e janë vendosur në krahinën e Matit, mbi Tiranë, në shekullin X të epokës sonë, gjë që do të thotë jo vetëm se nuk janë autohtonë, por as pellazgë dhe as ilirë.

Me tezat e mija albanologjike u solidarizuan edhe të huajt. Universiteti i Nju-Jorkut m’i diskutoi anglisht përmes internetit, bile edhe m’i botoi. Akademiku prof. dr. Fox Muldertha edhe këto fjalë:

“Historiani shqiptar disidenti Kapllan Resuli është një burim i denjë besimi për historinë e shqiptarëve”.

Edhe institucione të tjera botërore u shprehën më pozitivisht për zbulimet e mija shkencore, kurse akademirat filluan të më fusnin edhe në enciklopedirat e tyre me emër të plotë e me tezat e mija albanologjike, gjë që enveristët i bëri të çmendeshin e të ulurinin përmes mediave të tyre në kupë të qiellit.

Kujtoni vetëm ulurimat e tyre kundër ENCIKLOPEDISË së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Makedonisë! Ata u lidhën edhe me titistët, që u shkuan në ndihmë me forcat e veta dhe me gjithë Akademinë e shkencave dhe të Arteve të Sërbisë, e cila, qysh me kohë, ishte në shërbim të feudo-borgjezisë shqiptare, sidomos nën flamurin e titizmit dhe nën drejtimin e presidentit të republikës – Dobrica Qosiq.

Dhe ndërsa Beogradi instruktonte titistët për të më sulmuar, në Tiranë një personi, që me tezat e mija në duar ka shkuar në Akademinë e Shkencave, akademikët enverista i kanë thënë:

“Të gjitha ato që akademiku, prof. dr. Kapllan Resuli thotë për origjinën e shqiptarëve i dimë ne para tij dhe më mirë se ai, por tash nuk është koha që të thuhen. Duhet më parë që të bashkojmë Kosovën me Shqipërinë, dhe pastaj do t’i pranojmë edhe ne”.

Duke parë rëndësinë e këtyre fjalëve, i vura si moto të veprës sinë KUSH JANË SHQIPTARËT?, tashti të botuar jo vetëm në të gjitha gjuhët e Ballkanit, por edhe në gjuhën angleze.

Pra, është evidente se kundër tezave të mija albanologjike  nuk janë të gjithë shqiptarët: një numër i konsiderueshëm i tyri është solidarizuar qysh me kohë, që para se t’i afirmoja unë, bile edhe me emër e mbiemër të plotë, hapur, ndershmërisht. Kujtoni vetëm akademikun, prof. dr. Eqrem Çabejn!

Me gjithë përpjekjet që bënë titistët dhe enveristët për t’i mbuluar me heshtje botimet e mija në përgjithësi, qenë pikërisht zbulimet e mija albanologjike lidhur me origjinën e shqiptarëve që, përmes të gjitha pengesave, depërtuan në botë. Atëherë edhe këta u detyruan ta hapin gojën e të fillojnë luftën e tyre kundër meje edhe në fushën e shkencës.

Kështu, kundër tezave të mija albanologjike janë ngritur para së gjithash enveristët (Dhe titistët!), që – duke uluritur kundër tyre – duan të fshehin, të denigrojnë, të mjegullojnë e të bëjnë të paqenë luftën time kundër titizmit dhe enverizmit, kundër dokumentave, fakteve dhe argumentave shkencorë, me të cilët kam vërtetuar se as Titoja dhe as Enver Hoxha nuk kanë qenë komunista, por banda më të zeza e më kriminale, që nuk kanë njohur asnjëfarë ligjesh, rregullash e parimesh.

Nën parullën politike (të titizmit e të enverizmit!) kundër Kapllan Resulit ata nuk mund të mobilizonin askend, ndaj – sapo e deklaroi Kapllani se nuk është shqiptar, por jugosllav-sërbo-cërnagoras, u ngritën kundër tij me flamurin e nacionalizmit më ekstremist, të shovinizmit e të racizmit, ku – patjetër – arritën të mobilizonin të gjithë ata që ishin molepsur qysh me kohë me shovinizëm e racizëm aq keq, sa që edhe Ismail Kadare, në mes të Parisit, u detyrua të deklaronte se shqiptarët janë një popull racist.

Titistët përdorën (Dhe vazhdojnë të përdorin!) kundër meje edhe fundamentalizmin fetar, duke më paraqitur para të krishterëve si musliman dhe para muslimanëve si të krishterë, gjoja paskam shkuar edhe në një manastirin sërb dhe se qenkam konvertuar në fenë e të parve të mi të krishterë dhe se – ditët e fundit – Kisha Ortodokse Sërbe më paska shpallur edhe per Kalorës të Shenjtë të vetin.

Me që unë s’u mjaftova me deklarimin e kombësisë joshqiptare, bile të asaj më të urryer nga shqiptarët (!), por shkova edhe më tutje: deklarova se nuk solidarizohem as me historinë e falsifikuar të popullit shqiptar, mbi të gjitha – nisa të parashtroja edhe prova se ajo histori është e tjetërsuar, e falsifikuar, kjo gjë qe e mirseardhur për bandën e enveristëve (Dhe të titistëve!), që nën flamurin e tyre (gjoja të nacionalizmit!) të mobilizonin gjithë llumin e shoqërisë, jo vetëm llumpen-proletarët, por edhe llumpen-intelektualët.

Kështu shpertheu satanizimi im, një satanizimi më pa precedan jo vetëm në historinë e popullit shqiptar, por edhe të njerëzimit mbarë. Kanë mohuar të tjerët edhe Jezu Krishin, bile edhe perendinë, po nuk janë satanizuar kështu dhe kaq si dhe sa jam satanizuar unë. E dogjën Gjordano Brunon në turrën e druve, po nuk shpifën e nuk lehën kundër tij kaq ndyr dhe në mënyrë kaq monstruoze siç kanë shpifur e lehur (Dhe vazhdojnë të shpifin e të lehin!) kundër meje.

Nuk ka media shqiptare, gazetë, sajt e radio-televizion shqiptar, të Shqipërisë e të diasporës, që nuk ka uluritur edhe deri në kupë të qiellit kundër meje, me gjithfarëlloj shpifjesh, gënjeshtrash, intrigash e falsifikimesh, mallkimesh, kërcënimesh. Nuk ka masë që nuk është marrë në hullinë e mobingut kundër meje nga stalinistët jo vetëm të Lindjes, por edhe të Perendimit, edhe të Francës, edhe të Zvicrës. Dhe jo vetëm nga stalinistët, të cilët më kanë qysh me kohën në listat e tyre të zeza si “antikomunist”, por edhe nga kapitalistët, që poashtu më kanë në listat e tyre të zeza si – komunist!

Janë të panumërta tentimet e tyre që të më zhdukin edhe fizikisht! Përmes internetit jo vetëm që kanë kërkuar atentatorin që do të vinte në Zvicër për të më vrarë, por ma kanë kënduar (Përmes internetit!) edhe tallkinin, shembull ky pa precedan në historinë e njerëzimit.

Shqiptarët, që nëpër faqet e shtypit janë rreshtuar nën flamurin e enveristo-titistëve kundër  Kapllan Resulit janë jo me qindra, por me mijëra, që të mos themi me dhjetra mijëra. Në web të gazetës BALLKANWEB, brenda një ore janë paraqitur me qindra “komentues” kundër meje. Thuajse që të gjithë me pseudonime.

Pse, vallë me pseudonime? Prej kujt kanë frikë të dalin me emrin e tyre të vërtetë?! Për këtë gjë duhet shkruar një studim i veçantë. Këtu po e themi shkurt se thuajse të gjitha ato “komente” janë të shkruara nga redaksirat. Edhe në qoftë se kemi ndonjë autor të vërtetë, në mos qofshin profesora, doktora dhe akademikë, janë njerëz që e dinë shumë mir se nuk kanë të drejtë, se qërndrimi i tyre armiqësorë ndaj Kapllan Resulit jo vetëm që s’i nderon, por edhe i kompromiton, sidomos kur kanë përdorur fyerje, sharje e kërcënime. Ndaj edhe nuk dalin me emrin e tyre të vërtetë. Kohëve të fundit konstatuam se redaksinat, për shkrimet e tyre kundër meje po përdorin edhe emrat e të vdekurve, bile edhe emrat e të huajve, që as nuk e dinë gjuhën shqipe dhe as nuk din se ekzistojnë sajtet ku u del emri si autorë të akuzave të tyre kundër këtij Kapllani. Në mënyrë të veçantë po praktikohet kjo në faqet e sajteve sërbo-cërnagorase e makedone, ku na paraqiten shqiptarët me emra sërbo-makedonë, ndërsa gjuha e tyre sllave, që nuk e zotërojnë sa duhet, i tradhton.

Po veç anonimusve, aty-këtu ka dalë kundër meje edhe ndonjëri me emrin e tij të vërtetë, siç janë agjenti i UDB-së jugosllave Bahri Brisku dhe majori i UDB-së Nafi Çegrani, presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Punës “komuniste” Ramiz Alia dhe gjenerali i Sigurimit shqiptar Ismail Kadare, si dhe disa të tjerë, që të gjithë të demaskuar qysh me kohë me shpifjet, intrigat, falsifikimet e fyerjet e tyre kundër meje.

Kohëve të fundit na ka dalë edhe njëfarë prof. dr. Myslim Ismali. Para se ta citojmë, të shohim kush është kjo mostër. Ja se ç’thotë vetë:

“Ka lindur me 20 maj të vitit 1936 në Roshanj të Kolonjës (Shqipëria e Jugut). E kanë bërë të njohur monografitë më të rëndësishme Vasil Shanto (1981), Ali Kelmendi (2002)…”

Sa për dijeni, që të dy këta personalitete janë militantë komunistë të popullit shqiptar dhe, siç shihni, të parën monografi e ka shkruar e botuar nën flamurin e “komunizmit” të Enver Hoxhës, kurse të dytën – nën flamurin e antikomunizmit, por prap duke e trajtuar komunistin Ali Kelmendi në sensin më pozitiv dhe duke e demaskuar veten si enverist.

Po të vazhdojmë me biografinë e tij: “Ka hartuar mbi 25 zëra të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (Ndoshat edhe zërin ENVER HOXHA!)…Në vitin 1964 Enver Hoxha i ka dhanë titullin doktor i shkencave, kurse në vitin 1983 edhe gradën “Kandidat i Shkencave Historike”. Në vitin 1986 ka mbrojtur titullin “Bashkëpunëtor i vjetër Shkencor”. Në vitin 1993 – “Doktor në fushën e historisë”. Në vitin 1995 Komisioni i Kualifikimit Shkencor të Republikës së Shqipërisë i dha titullin “Drejtues i Kërkimeve” (Prof.dr.) Mban urdhërin “Naim Frashëri” për punë cilësore në fushën e historisë e të muzikologjisë e tj., e tj.”

Pra, nuk kemi të bëjmë me kendo, por me një nga korifejt e shkencës shqiptare. Si i till ai ka botuar studimin e tij “Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properëndimore “, të cilin ia kanë ritransmetuar të gjithë sajtet shqiptare, të Shqipërisë e të dijasporës, si xhevahir i veçantë , që ndriçon origjinën e tyre pelazgo-ilirjane dhe autohtoninë, që s’e paska asnjë popull tjetër i Evropës, se që të gjithë janë ardhacakë të përbuzur, grabitës e pushtues të trojeve shqiptare.

Para se ta citoj e komentoj, dua të theksoj se per atë “prirjen e shqiptarëve properendimore”, po këta shqiptarë, që e kanë dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri”, do ta kishin dekoruar edhe me urdhërin “Enver Hoxha”, asgjë mangut por nja 10 apo 20 vite burg, sikur edhe t’ia kishte pëshpëritur kujt në vesh ato fjalë. Po shqiptarët e kanë thanë qyh me kohë se muri nuk luan, burri luan. E ata (Ata!) janë ashtu siç kanë qenë nëpër shekuj BURRRA, me tri R, kurse neve – eh, të dini ju se ç’paskëm qenë neve ?!

Ai – që deri dje na ka rrahur gjoksin për internacionalizëm proletar – sot pretendon se:“Nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët në Evropë…Ne jemi mbirë pellazgo-ilirë në këto troje, si vetë drunjtë e vendosur shumë shekuj më parë se të vinin në këtë gadishull grekët, romakët, barbarët (hunët e gotët), sllavët dhe së fundi në shek. XV osmanët. Prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre e kanë theksuar në veprat e tyre L.Majer, N.Jokli, G.Shtatmyler, R.Katiç, G.Vajgnoli, P.Skoku, H.Bariçi e me dhjetra e me qindra shkencëtarë albanologë, balkanologë të shekujve të kaluar e të kohëve të sotme”.

Dhe, me që na e pakan “theksuar” ata, neve nuk paskëm të drejtë as ta diskutojmë, se jo më edhe ta kundërshtojmë.

Pa shihni një herë se sa e ka theksuar atë gjë Gustav Weigandi (Të cilit prof. dr. Islami ende nuk ia paska mësuar as emrin, se e shkruan Vajgnori, ashtu si dhe Katiçiqit që ia shkruan Katiç dhe G.Majerin – L.Majer!)!

Bota anë e kënd sot e di se G.Weigandi jo vetëm që nuk e ka theksuar se shqiptarët janë autohtonë e ilirë, po përkundrazi, ka parashtruar 12 argumenta se shqiptarët nuk janë as autohtonë dhe as ilirë. Norbert Jokl vërtet ka pretenduar (Ka pretenduar, por nuk ka vërtetuar!) se shqiptarët janë ilirë, por kur i ka lexuar 12 argumentat e Weigandit ka hequr dor nga hipoteza iliro-shqiptare dhe ka përqafuar tezën e Weigandit, si dhe të gjithë iliromanët e tjerë. Bile edhe shqiptarët, në krye me Perendinë e tyre të albanologjisë – akademikun, prof. dr. Eqrem Çabej! Myslim Islami duket se ende nuk ka lexuar as Akademikun Çabej, se jo më edhe akademikët Weigand e Jokl. Prandaj edhe na e vërteton autohtoninë dhe origjinën iliro-shqiptare me thash-e-thana, e jo me dokumenta, fakte e argumenta shkencorë.

Por, po, më falni: ai na parashtron edhe dokumenta për autohtoninë dhe për origjinën pellazgo-iliro-shqiptare- Ja lexojini:

“Të trondit një fakt nga më monstruozët, pavarësisht nga banditi që e servir helmim shoven, një sharlatan që e njohëm nga gazeta “Tema”32), si edhe përgjigjen dinjitoze që i jep Kapllan Resulit gazetari, por mua më shqetëson fakti, pse Akademia e Shkencave të Shqipërisë hesht, bën gjumë letargjik apo ka vdekur fare! Se kur nuk shkundet me shkrime të tilla, çfarë pret, të ngjallet Çubrilloviçi, se helbete duan të maten me “akademikë”! Ky monstër, i njohur në Shqipëri si agjent i Beogradit, që tashmë kjo dihet nga të gjithë, ka marrë vulën e atyre armiqve të shqipes, të autoktonisë së popullit tonë, duke u rishfaqur me tiparet e një bastardi, që nuk është gjë tjetër, vetëm se një mjet, një instrument i verbër në duart e armiqve shovenë shekullorë të gjuhës shqipe, të kulturës sonë, të korifejve tanë e që ka emrin e një përbindshi Kapllan, dhe ja pse shkrimi i tij duhet djegur thjesht për faktin, se nuk ka vend për polemikë shkencore. Ky është një gjarpër që zvarritet për të pickuar e që s`duhet lënë të derdhë helmin shoven?!

Iu referuam edhe gazetës TEMA, të dt. 02.03.2003, që të shohim “përgjigjen dinjitoze që i jep Kapllan Resulit gazetari” – siç pretendon Myslim Islami, por atje nuk gjetëm as ndonjë gazetar, se jo më edhe përgjigjen e tij dinjitoze. Po, gjetëm atje po këtë Myslim Islami, me po këto dokumenta, fakte dhe argumenta të autohtonisë shqiptare dhe të origjinës së tyre nga ilirët e pellazgët.

Pra, argumentat e këtij profesori e doktori, të këtij kandidati të shkencave historike dhe drejtuesi të kërkimeve skencore në fushën e historisë, na qenkan: Kapllani është bandit, një sharlatan, monstër, agjent i Beogradit, armik i shqipes dhe i kulturës shqiptare, bastard, me emër përbindshi, gjarpër. Shtoni këtu edhe argumentat e kolegëve të tijë si Bahri Brisku, Nafi  Çegrani, Albert Kotini, Skënder Shkupi, Mojkom Zeqo e tutti quanti, që m’i kanë sharë e fyer me listë të gjithë që m’i përmban pragu i shtëpisë, me nënë, grua, bijë, motra e kushërina dhe akuzojnë Enver Hoxhën se gabimi i tij më i madh na paska qenë që nuk më ka zhdukur fizikisht, se – ata që nuk medojnë si Myslimi – nuk u dashka as që të jetojnë. Prandaj, siç shihni, ai bën thirrje edhe që të më digjen veprat (Dhe m’i ka djegur në mes të Tiranës!) dhe të zhdukem fizikisht me gjithë fëmij, për çka kanë kërkuar edhe ndihmën e qeverisë zvicerane, kurse me qeverin jugosllave edhe kanë vepruar. Kujtoni vetëm tentimin që bënë për të më vrarë në Han të Hotit, në janar të vitit 1990!

Myslim Islami me siguri është një prej atyre që më kanë dënuar me vdekje pa më arrestuar e pa më hetuar, sapo kanë marrë kërkesën nga Beogradi për likvidimin tim. Ai m’i ka kurdisur edhe proceset gjyqësore njerin pas tjetrit, njerin me më pafytyrësi fashiste se tjetrin, duke më akuzuar se kam bërë agjitacion e propagandë kundër komunizmit edhe me firmën time, që sot e kësaj dite e hedh me shkronja cirilike, por që atij iu dukën si shkronja ruse, ashtu si ato me të cilat ka firmosur edhe Lenini; më ka denuar me burgim të përjetshëm pse kam përfaqësuar në Shqipëri diversionin politik dhe ideologjik (Shihni dokumentacionin e botuar në veprën PROCESET GJYQËSORE ENVERISTE, Ulqin 2016); më ka shkatërruar familjen; më ka masakruar fëmijtë, djalit tim i ka vrarë djalin në barkun e nuses, dhe – pas të gjitha këtyre – në vend që të bëjë autokritikë për banditizmin e tij – më quan mua bandit.

Dhe këtyre banditëve u është besuar Shqipëria për ta demokratizuar!

Kur kam demaskuar Josip Broz Ttiton, për te dhe soj e sorollopin e tij kam qenë gjeni, kurse – që kur nisa t’ia demaskoj Enver Hoxhën – qenkam bërë sharlatan.

Monstruumi i Enverit, që është mbytur në gjakun e njerëzve të pafajshëm deri në fyt, më quan mua monstër, që deri më sot nuk kam therur as një zog pule.

Agjenti i Beogradit, që zbatoi urdhërin e Titos për likvidimin tim, më quan mua agjent i Beogradit, ndonse po e sheh fare mir se si ai Beograd, sot e kësaj dite, nuk po lë krim e maskarallëk pa bërë kundër meje!

Bastardi, që i ndron flamujt siç ndron situata, më quan mua bastard pse nuk e ndrova flamurin as kur më ropi për së gjalli, po qëndrova dhe po qëndroj si askush tjetër në botë! Si askush tjetër në botë!

Qenkam edhe armik i shqipes dhe i kulturës shqiptare unë që i kam dhuruar shqipes e kulturës shqiptare kryeveprën e letërsisë shqiptare në prozë dhe sa e sa vepra të tjera, që Myslim Islami me të gjithë ata që lehin kundër meje as nuk ia kanë dhuruar dhe as që kanë për t’ia dhuruar sa të jenë gjallë.

Shovinisti e racisti shqiptar Myslim Islami, që akoma s’e ka prononcuar as një gjysëm fjale kundër shovinizmit e racizmit të kombit të vet, më akuzon mua për shovinist, që para se ta zija me gojë shovinizmin dhe racizmin shqiptar, kam dhanë prova më të shkëlqyeshme në luftë kundër shovinizmit të popullit tim!

Shko, or Myslim Islami, e bën për gjuhën e kulturën shqiptare (shqiptare, jo sërbe!) një të qindtën e asaj që kam bërë unë, sërbi, për kulturën shqiptare, pa eja e më akuzo për armik të gjuhës e të kulturës shqiptare, për shovinizëm !

Mbulou, or Myslim Islami, se të pa kalaja! Mbulou se diskreditove jo vetëm veten e gradat shkencore, që i paravë emrit, titullin shkencor, që të paskan dhënë, por edhe të gjithë ata që t’i kanë dhënë, se me siguri nuk mund të jenë as më të mirë dhe as më të zotë se ti, as si njerëz dhe as si shkencëtarë, për deri sa të shohin se ç’po bën – e nuk të kundërvihen.

Si nën flamurin e Enver Hoxhës, ashtu edhe sot e kësaj dite, ju keni qenë dhe vazhdoni të jeni turpi i popullit shqiptar, kapitulli më i zi i historisë së kombit shqiptar! Zgaqë të përbuzur e kriminela më monstruozë, që ju pjelli kriza politiko-shoqërore botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here