SHPËRNDAJE

Një nga qytetet, ose e thënë më mirë kryeqyteti i jugut ka qenë një nga vendet më të bukura dhe më me histori, Janina, era e fushës së Ali Pashë Tepelenës.

Koha kur Pashai e mbronte me jetë kishte ikur dhe kërcënimi i përhershëm ishte tek dera duke pritur sekondin e parë të dobësisë për ta shtënë në dorë, dhe sigurisht që e bëri…

Duke folur për punën shkatërrimtare të fqinjëve të Shqipërisë Aubrey Herbert, anëtar i Parlamentit britanik, thotë:

“Jam i bindur se këta njerëz u shfarosën sistematikisht në zona të ndryshme kufitare të Shqipërisë, nga ata që ishin betuar se ishin miqtë e tyre. Përveç të gjitha fatkeqësive të saja, Shqipëria ka vuajtur këtë fatkeqësi e madhe, sepse bota në përgjithësi është e paditur për atë po ndodh në atë kënd të Ballkanit.”

Pretendimet e Greqisë për Shqipërinë e Jugut, ose Epirin, ashtu si ata pëlqejnë ta quajnë atë, mbështeten në një konfuzion shumë të vjetër. Greqia i ka hedhur “rërë syve” botës së civilizuar për shekuj, duke i quajtur të gjithë “të krishterët ortodoksë” grekë, duke sfiduar faktet e realitetit .

“ Shumica e popullsisë së territorit shqiptar, dhënë Greqisë nga Konferenca e Londrës në 1913, ashtu si edhe ai rajon i pretenduar nga Greqia në Paris, është Shqipëri myslimane, ndërsa pakica e krishterë, edhe pse anëtare e “Kishës Ortodokse”, nuk është greke as nga raca, gjuha apo ndjenjat.

Banorët e krishterë të jugut të Shqipërisë apo Epirit janë “grekë” vetëm në atë kuptim që edhe rumunët dhe sllavët ishin grekë disa dekada më parë, kur ata patën fatkeqësinë, gjithashtu, për të qenë nën juridiksionin e “Kishës Ortodokse” të Kostandinopojës .”

Viscountess Strangford, duke udhëtuar në 1863, thotë: ”Ne filluam më 1 qershor, me qëllim për të bërë Janinën, kryeqytetin e Shqipërisë së jugut, pikën e jashtme më të largët. Ndërsa ne ndamë planin në tre-katër pjesë të ndryshme, gjëja e parë për të bërë, kur arritëm në Delvinë, ishte që të gjenim njëri-tjetrin, por kjo nuk u arrit përderisa u endëm gjerë e gjatë, duke na u bërtitur me zë të lartë dhe kureshtje nga çdo burrë, grua e fëmijë që pamë.

Mavromnatis, Konsulli grek në Shkodër, duke shkruajtur në Akropolis, 30 vjet më parë, thotë:

“Shqipëria etnike mund të ndahet në pesë zona. Së pari, Shqipëria e jugut, e cila shtrihet nga kufiri grek deri në lumin Shkumbin; së dyti, Shqipëria qendrore, e cila shtrihet nga Shkumbini në Mat; së treti, pjesa veriore e Shqipërisë, e cila shtrihet nga Mati deri në Mali të Zi; së katërti, Shqipëria verilindore, e cila përfshin Novipazarin, Prizrenin, Prishtinën, etj., dhe së pesti, Maqedonia perëndimore, nga Ohri dhe Liqenet e Prespës dhe Manastirit deri në Perlepe”.

Duke marrë parasysh në mënyrë të veçantë disa nga qytetet më të rëndësishme të këtij rajoni, ne mund të themi, se i pari ka lidhje me Janinën.

Për këtë dëshmon historia, e cila thotë se pasi u rrethua Janina, 3.000 kokë të prera të banorëve të Shqipërisë së Janinës u përdorën për të bërë një piramidë si trofe.

Nga ana tjetër, Janina është quajtur nga autoritetet e paanshme, kryeqyteti i Shqipërisë se jugut. Këtu ishte selia e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të pavarur të Shqipërisë jugore, te i cili ishin të akredituar përfaqësuesit e trupave diplomatikë nga Anglia dhe Franca.

Raporti i përfaqësuesve të huaj të vilajetit të Manastirit dhe veçanërisht i atij të ngarkuarit suedez, për riorganizimin e xhandarmërisë së Maqedonisë, dëshmon plotësisht se banorët e Korçës, qyteti dhe qarku, janë të kombësisë së pastër shqiptare.

Por pavarësisht gjithë kësaj propagande kishtare dhe shkollore të bërë gjatë regjimit turk e me të tilla sakrifica të mëdha ndaj patriarkut grek, banorët e këtyre zonave e kanë ruajtur gjithmonë ndërgjegjen e tyre kombëtare, ashtu si pjesa tjetër e bashkatdhetarëve të tyre të tjerë në të gjithë vendin, gjuhën e tyre dhe zakonet e tyre.

 

Titulli: Treaty of peace with Germany. Hearings… July 31 – Sept. 12, 1919 Autori: United States Congress Senate, Foreign Relations Botues: United States Congress Senate, 1919

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here