SHPËRNDAJE

Kishat e kësaj bashkësie (shënim imi: flet për bashkësinë shqiptare), përfaqësojnë në Amerikë atë që mbahet si kombi më i vjetër ekzistuese në Europë, pasardhësit e maqedonasve, ilirëve dhe epirotëve, të cilët ishin pasardhës të Pellazgëve. Pushtime të ndryshme nga romakët, gotët, hunët, serbët, bullgarët, normanët dhe turqit ua kanë ndryshuar pak zakonet shoqërore, gjuhën apo traditat dhe shqiptarët e sotëm paraqesin paraardhësit e tyre të hershëm, në mënyrë më të saktë, ndoshta, se sa çdo komb tjetër në Europë.

Ata janë të shquar për pavarësinë e tyre, këmbënguljen, ndjenjën e fuqishme të nderit, kujdesin, mikpritjen, respektin për gratë, trimërinë, besnikërinë dhe vlerësimin e mprehtë të poezisë; dhe kanë prodhuar disa nga udhëheqësit më të njohur të historisë: Aleksandrin e Madh, Pirron, Skënderbeun, Ali Pashain e Janinës, Mehmet Ali Pashain e Egjiptit, burrin e shteti italian, Crispi, dhe të tjerët. Gjuha shqipe, e cila i përket grupit indoevropian, është më e vjetër se gjuha klasike greke; ka shumë cilësi letrare, dhe është me interes të madh për të dijetarët.

Religjioni i hershëm i shqiptarëve kishte shumë karakteristika madje edhe më të vjetra se gjurmët më të hershme të grekëve të lashtë dhe romakëve. Krishterimi arriti tek ata në shekullin e parë, por përparoi pak deri në të katërtin. Ata ishin nën juridiksionin e Patriarkanës greke të Kostandinopojës, e cila nuk pranoi përdorimin e gjuhës së folur shqipe në shërbime, e si rrjedhim kisha kishte pak zotërim mbi ta; dhe kur erdhën turqit, koncepti i tyre i fuqisë dhe karakteri i tyre ushtarak i tërhoqi malësorët, dhe pjesa më e madhe u bë myslimane.

Në veri dhe jug përgjatë Adriatikut, u bënë pjesë të krishtera, ato në veri, të quajtura Geg, duke u lidhur me Kishën Katolike Romake, dhe ato në jug, të quajtura Toskë, me Kishën Greke. Aktualisht rreth dy të tretat e shqiptarëve janë myslimanë, dhe pjesa e mbetur një e treta, janë të ndarë thuajse në mënyrë të barabartë midis Toskëve (ortodoks) dhe gegëve (katolike). Edhe shpirtërisht dhe nga ana ceremoniale ka shumë të përbashkëta në mes të tre klasave.

___________

Titulli: Religious Bodies: 1916: Separate denominations, history, description, and statistics, Part 2
Autorët: United States. Bureau of the Census, William Chamberlin Hunt, Edwin Munsell Bliss
Botues: Govt. print. off., 1919
FB: Thënie-për-shqiptarët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here