SHPËRNDAJE

Nicholas Danforth punon si analist në sigurinë kombëtare në BPC. Para këtij angazhimi ai merrej më çështjet e Lindjes së Mesme në Qendrën Ndërkombëtare të Fesë dhe Diplomacisë.

Është diplomuar në degën e studimeve orientale dhe afrikane në Yale. Përfundoi doktoraturën në universitetin Georgetown në vitin 2015 dhe ka shkruar shumë për Turqinë, politikën e jashtme të SHBA dhe Lindjen e Mesme,  në një sërë botimesh në gazetat prestigjioze si The Atlantic, The Washington Post, Foreign Policy, Al Jazeera etj.

Në një rast të mëparshëm i cili u botua në Konica.al Danforth publikoi koleksionin e rrallë të flamujve shqiptarë të cilin mund ta konsultoni këtu: Eskperti i historisë otomane publikon fotot e flamurit shqiptar ndër shekuj…

Kësaj here studiuesi njohur ka zgjedhur të publikojë një hartë të etnive përbërëse të Parlamentit Otoman 1908.

Kjo është harta:

 

Etnitë përbërëse të Parlamentit Otoman të vitit 1908

Në hartë është lehtësisht e dallueshme prezenca  e Shqipërisë e cila renditet e treta pas vendeve arabe dhe vetë Turqisë. Në rrjetin social Reddit nga ku edhe pati zanafillën publikimi i hartës me qindra komente vërshuan lumë, siç edhe pritet në kësi rastesh kur flitet për etni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here