SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se asnjë zgjidhje në Ballkan nuk është e mundshme pa ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit serb, gjatë qëndrimit në Nju Jork, është takuar me 50 krerë të shteteve dhe organizatave të ndryshme, më të cilët ka këmbyer mendime edhe për rajonin.

“Nëse dikush mendon se është e mundur të arrihet ndonjë zgjidhje për problemet në rajon pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është thjesht jo realiste dhe nuk ka kontakt me realitetit”, ka theksuar Vuçiç sipas televizionit publik serb, përcjell Konica.al.

Duke folur për takimin me ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë Elizabeth Millard, ai ka thënë se ka pasur edhe tema jo të këndshme.

“Kur flasim për marrëdhëniet e ndërsjella, ka çështje për të cilat amerikanët këmbëngulin, si rasti i vëllezërve Bytyçi dhe djegia e ambasadës amerikane në Beograd”, ka thënë Vuçiç.

Shtetet e Bashkuara, sipas presidentit serb, po kërkojnë kapjen e personave që janë ërgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Kurse sa i përket djegies së ambasadës amerikane në Beograd, ai ka theksuar se amerikanët po kërkojnë përgjegjësi politike për ata që kanë ndikuar që policia të mos kryejë si duhet detyrën e saj.

Përndryshe vëllezërit Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi, shtetas amerikanë dhe pjesëtarë të UÇK-së, janë vrarë nga forcat serbe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, më 9 korrik të vitit 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here