SHPËRNDAJE

Dardanët veç kësaj, nuk janë, – sipas qëndrimit që mban Dr. Brugsch, – Dardanët të cilët ne të gjithë njohim, por një fis me që i përmendej dikur emri Herodoti.

Megjithatë, edhe pse Dardanët e Herodotit ishin fqinjë të afërt të Paflagonëve, të cilët, nga ana e tyre, numërohen prej Homerit mes aleatëve të Priamit.

Kështu, madje edhe në shpalosjen e Dr. Brugsch, armiqtë aziatikë të Agamemnonit dhe armiqtë aziatikë të Ramsesit të II-të, i morën aleatë e tyre nga të njëjtat krahina.

Por, pse duhet të kërkojmë një fis të panjohur Dardanësh në Tigër, popull që vetëm rastësisht u përmendën nga Herodoti, shkruar një mijë vjet më vonë?

Ne mund të identifikojmë në mënyrë të besueshme, Dardanët që luftuan kundër Ramsesit të II-të, me Dardanët, të cilët, sipas Strabonit jetonin në guva të thella, të gërmuara, plehërishteje në Iliri, por që kishin një prirje aq natyrale për muzikën.

Kur ai [Ramses] sulmoi Lekët, Khitët dhe Dardanët, Ramses i II-të u ndihmua nga disa mercenarë të huaj, të quajtur “Shardanat e detit”.

Këta njerëz quheshin “të burgosurit e mbretit”, dhe ka mundësi që ata u burgosën fillimisht në një luftë me Afrikën e Veriut dhe më pas u stërvitën për të qenë nën armë me ushtarët vendas egjiptianë.

Emri Shardana, me atë të popujve të tjerë të detit, shumë shpejti do të bëhej një tmerr i vërtetë për egjiptianët. [shënim i përk. : shrdanët, popujt e detit, ishin popuj që erdhën nga dyndjet ilire drejt Egjiptit dhe Afrikës]

_________

Titulli: Fraser’s Magazine, Volume 20
Botues: Longmans, Green, 1879

Foto:  Ramsesi  II-të

*Marrë nga |“Thënie për Shqiptarët”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here