SHPËRNDAJE

Shqiptarët më në fund do të qeverisin komunën e Dollnenit në Maqedoninë qendrore.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidati i BDI-së Xhemil Qamili ka fituar 3844 vota ose 59,93 % përballë Bilal Karishik të LSDM-së, që mori vetëm 3144 vota ose 44,11 për qind, shkruan Konica.al.

Ndryshe, komuna e Dollenit është formuar me reformën e decentralizimit, pas vitit 2002, me fshatrat e periferisë së Prilepit.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të sotme del që shqiptarët tashmë përbëjnë shumicën e kësaj komune.

Ata jetojnë në fshatrat Zhitoshë, Cërnilishtë, Desovë, Gostirazhni, Peshtalevë, Llazhan dhe Debreshtë. /konica.al/ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here