SHPËRNDAJE

Sikundër në vitin 1999, shkrimtarja gjermane Herta Muller shkroi një ese ku mbronte hapur shqiptarët, edhe sot ajo ka lëshuar një deklaratë “bombë”, ku ka bërë për “ujë të ftohtë” qytetarët serb.

Herta Muller, e cila është fituese e çmimit Nobel për letërsi, gjatë kohës që ishte në Teatrin Jugosllav të Dramës në Beograd, në kuadër të Panairit të librave, ka folur edhe për Kosovën.

Ja çfarë ka thënë shkrimtarja: “Sa i përket temave të luftës, Kosovës dhe Bosnjës i janë shkaktuar aq shumë të këqija dhe ky ishte ai nacionalizëm i kobshëm në të cilin ka marrë pjesë në masë të madhe edhe Kisha Ortodokse. Serbët i kanë shkaktuar vuajtje vetvetes dhe me këtë tani duhet të jetojnë”.

Pas kësaj deklarate, pjesa më e madhe e atyre që ishin të pranishëm në sallë janë larguar.

Edhe gjatë vitit 1999, kur Serbia përzuri me mijëra kosovarë, shkrimtarja gjermane shkroi një ese ku mbronte hapur shqiptarët. Mes rreshtave ajo thoshte se i “kanë larë duart me gjak shqiptari”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here