SHPËRNDAJE

Çështja e hershmërisë së shqiptarëve në Greqi ende nuk është zbardhur përfundimisht.

Mes hipotezave të shumta, më e cituara është ajo që thotë se shkulmet e mëdha të shqiptarëve zunë vend në shekujt XIV-XV, si pasojë e ftesës së bërë nga perandorët bizantinë, katalanë apo fiorentinë për t’u vendosur në tokat e pabanuara, shkruan Konica.al.

Por, në historiografinë shqiptare të viteve 60’ është përqafuar mendimi që valët e shtegtimit arbëror në drejtim të jugut ishin shumë më të hershme.

Në këto linja qëndron edhe sociolinguisti britanik, Peter Trugdill, që i ka kushtuar një sërë zhbirilimesh të mbrehta të folemeve arvanite.

Sipas tij, migrimet e para të shqiptarëve të krishterë në drejtim të territorit të sotëm grek zanafillojnë qysh në shekujt XI-XII.

Në një nga studimet e tij të shumta, akademiku britanik sjell një të dhënë të habitshme për gjithështrirjen të elementit albanofon në Greqi.

“Disa kanë vlerësuar se kur osmanët pushtuan krejt territorin grek në shekullin XV, diku rreth 45% e tij banohej prej shqiptarësh”, shkruan Trudgill.

Përndryshe, Peter Trudgill (i lindur në vitin 1943), është sociolinguist i shquar, anëtar i Akademisë së Shkencave të Norvegjisë si dhe Akademisë Britanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here