SHPËRNDAJE

Trashëgimia e Betejës së Kosovës të vitit 1989 si kujtesë kolektive është ruajtur tek shqiptarët brez pas brezi.

Ndryshe nga fqinjët tanë verior ku gjithçka për betejën në fjalë është stisur përmes kanaleve të propagandës, tek shqiptarët kujtimi për betejën është ruajtur i patrazuar, madje pa kurrfarë ndihme të institucioneve politike apo kishtare, shkruan Konica.al.

Udhëpërshkruesë të ndryshëm që i ranë rreth e përqark trevave shqiptare kanë pikasur tradita orale ndër shqiptarë ku kujtoheshin me pietet të thellë heronjtë e betejës së Kosovës, madje vrasësi i Sulltanit, Millosh Kopili(çi) cilësohet nga rapsodët popullorë si një nga tanët.

Shumë prej këtyre këngëve dhe traditave, për mungesë dokumentimi, janë venitur e më pas janë harruar.

Sidoqoftë, në festivalin e Gjirokastrës të vitit 1988, këngëtari Prentash Nitaj ka performuar një këngë popullore për heroin e betejës së Kosovës, i cili sipas burimeve historike të kohës, e vrau me duart e tij Sulltan Muratin I në logun e betejës në afërsi të Prishtinës.

Portali Konica.al sjell për lexuesit tanë variantin e kësaj kënge:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here