SHPËRNDAJE

Pjetër Bogdani, lind rreth vitit 1625 në Gur të Hasit, fshat i Kukësit.

Figur e shquar e letërsisë vjetër shqiptare, luftëtar i paepur për çlirimin e vendit. Pasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos, punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizren, me shpenzimet e ungjit kreu studimet e larta në Kolegjin Propaganda Fides. 1655 mori dy dekorata, njërën filozofi, tjetrën teologji. 1656 emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben 21 vjet, 12 vjetët e fundit të jetës i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.

Bogdanit i’u desh të luftonte në tri fronte; kundër zgjedhës huaj osmane, kundër kishës ortodokse, kundër politikës që ndiqte kisha katolike e Romës. Në luftën austro-turke(1689) mori malin për organizimin e kryengritjes armatosur.

Kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan rreth 500 luftëtarë nën Pjetër Bogdanin i cili niset për në Prizren, ku inkuadron 6 mijë shqiptarë. Në Prizren Bogdani sëmuret nga murtaja dhe kthehet në Prishtinë për shërim. 6 tetor vdes në Prishtinë ku edhe varroset.

Gjon Bogdani, nipi tij, njofton se pas thyerjes së ushtrisë austriake, tatarët e turqit e nxjerin nga varri trupin e Pjetër Bogdanit më 20 tetor 1689, trupin e tij u’a hedhin qenve në tregun e Prishtinës.

Puna e Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimanë e katolikë kundër sunduesve, sidomos simpatinë që gëzonte te shqiptarët myslimanë, e dëshmon suksesi më 1680, kur pajtoi brenda 3 orëve fiset e Krasniqit e Gashit që ishin në gjakmarrje. “Çeta e profetëve” që u botua në Padovë më 1635 me ndihmën e një miku, ishte kryevepra e tij letrare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here