SHPËRNDAJE

Më, 30 Tetor 2017, me një seancë solemne, Kuvendi i Republikës së Çamërisë shënoi Një Vjetorin e Shpalljes së pavarësisë.

Presidenti i Republikës, Z. Festim Lato, mbajti një fjalë rasti ku vuri në pah angazhimin politik, diplomatik dhe organizativ të Qeverisë së Çamërisë gjatë një viti.

Ndër të tjera ai theksoj se Republika e Çamërisë ka vënë komunikim me Komisionet përkatëse brenda Bashkimit Europian, organizatave të krijuara nga BE dhe OKB. Ai theksoj se Republika e Çamërisë tashmë është anëtare e UNPO, në Kuvendin e Edinburgut, i cili miratoi dhe Rezolutën për Çamërinë, e cila mbështetë organizimin politiko-shtetërore të popullit çam në shtetin e tyre Republikën e Çamërisë, në status konfederal me Greqinë.

Po ashtu ai theksoj se Qeveria dhe Kuvendi kanë bërë hapa të rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe mekanizmave shtetëror financiar, kulturor, arsimor dhe në fushën e mbrojtjes.

Ne sot kemi kontakte dhe mbështetje nga shumë shtete mike, organizata ndërkombëtare dhe personalitete të fuqishme ndërkombëtare, në rrugën tonë të pavarësimit dhe implementimit të projektit tonë politik.

Në fund, me vendimin e Presidentit z. Lato, u ndanë “Çertifikata Nderi” për Gazetën “Shqiptari.eu” dhe gazetarin Idriz Morina, si dhe personalitete që dhanë një kontribut të çmuar në shpalljen e pavarësisë.

Më tej, nga seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Çamërisë, në një vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Fjala e Presidentit Festim Lato:

E nderuara kryetare e kuvendit të Republikës së Çamërisë!

Deputetet e Çamërisë!

E nderuara Qeveri e Republikës së Çamërisë!

Të nderuar diplomat dhe miq të kombit shqiptarë!

I dashur kombi im shqiptarë!

Zonja dhe zotërinj!

Sot e një vit më parë patriot, atdhetarë Çam dhe Arvanitas,  u mblodhën në kuvend dhe duke analizuar të gjtha nevojat dhe mundëstë politike, në mënyrë që ta shpëtojnë kombin shqiptarë nga zhdukja dhe gjenocidi mbi njëqindvjeçar grek, tokën e Çamërisë e shpallen Republikë sovrane, ndërsa  trashegimtarë të saj  Çamët dhe Arvanitasit, zot të Republikës së Çamërisë.

Veprimtaria diplomatike e Qeverisë  që bashkërisht zgjodhëm në atë kuvend,  eci në drejtim të prezantimit të Konfederatës Çame – Greke, si rruga e drejtë për zgjidhjen përfundimtare të problemit çam.

Në planin e politikave të brendshme , ministrat e Republikës së Çamërisë, duke prezantuar  projektin politik të konfederatës,  si zgjidhja e përkohshme  deri në krijimin e kushteve në  Çamëri që  shqiptarët përmes referendumit të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për mënyrën e organizimit politik dhe shtetëror.

Në Çamëri e kudo ku jetojnë e veprojnë Çamët, po rritet mirëkuptim dhe gjithnjë e më shumë shtresa shqiptarësh po rreshtohen me kontributin e tyre në jetësimin e lirisë për Çamërinë.

Tubime publike, takime interne e të hapura ka organizuar Ministri i administrimit civile, duke mbledhur ide e kontribute  intelektualësh në dobi të jetësimit të Republikës së Çamërisë.

Në planin e politika ve të jashtme, në cilësinë e kryetarit të Qeverisë  Çame, bashkë me Ministrin e jashtëm  e me Ministrin e mbrojtjes së Republikës së Çamërisë, jemi pritur  dhe kemi shpalosur projektin e Qeverisë së Çamërisë si  konfederatë greko – çame, si zgjidhjen e përkohshme të problemit shqiptarë në Ballkan, ndërsa bashkimin e tokave shqiptare nën Mbretërinë e bashkuar shqiptare si varianti i zgjidhjes përfundimtare  të problemit shqiptarë.

I dashur kombi im shqiptarë, e nderuar diplomaci botërore!

Tokat shqiptare, ishin mbretëri para okupimit otoman, Pirrua Mbreti i Epirit ishte personaliteti  ynë që e njihte mbarë bota, që edhe sot  e njeh historia gjithëbotërore dhe gjithshqiptare.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e ngriti këtë Perandori Shqiptare, duke thyer zgjedhën e Perandorisë Otomane për njëzet e tetë vite.

Ali Pashë Tepelena, Ahmet Zogu  dhe nipërit e tjerë të Gjergj Kastriotit e ngjallën pjesërisht atë Perandori shqiptare duke na lënë Neve stërnipave të Gjergjit amanetin për ta ngritur Mbretërinë e Bashkuar Shqiptare nën përkrenaren e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

I nderuar parlament i republikës së Çamërisë!

Vizita ime në Vatikan dhe takimi me Papën Franqesku, ishte i sinqertë dhe vëllazëror. Aty paraqitem tragjedinë e kombit shqiptarë në Greqi dhe morëm bekimin dhe premtimin për përkrahje në rrugën tonë drejt çlirimit të tokës së okupuar çame.

Në shenjë falënderimi për pritjen nga ana e Vatikanit, po deklarohem sot në këtë seancë solemne se ndër investimet  e parat të Qeverisë tonë në Çamëri, mbi themelet  e kishës katolike të rrënuar nga barbarët Grek, do të ndërtojmë katedralen me emrin e shenjtëreshës Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu.

Të nderuar deputet të parlamentit të Republikës së Çamërisë!

Të nderuar ministra të Republikës së Çamërisë! Gjatë këtyre ditëve  të festës, takoni diplomatët shqiptarë e të huaj, shpjegojuani të gjitha nevojat që ka popullata çame dhe arvanitase në Çamëri dhe kërkojeni ndihmën e tyre për zgjidhjen e të tjera problemeve.

Takoni diplomatet shqiptarë në Shkup , në Tiranë e në Prishtinë dhe tregonju vëllazërisht  se komuniteti Çam dhe Arvanitas që jetojnë në Republikën e Çamërisë ,  nuk po kërkon shkëputjen nga trungu atnor Pellazgo – Ilir,  por ngritjen në këmbët e veta  dhe hapërimin drejtë një të ardhme të përbashkët shqiptare.

Ju ftoj që nga këto takime si vëllezër të një nënë, bashkërisht ta prezantoni para diplomacisë botërore, para Senatit Amerikan, Këshillit të Sigurimit dhe OKB-së,  projektin e Republikës së Çamërisë,  si rruga drejtë zgjidhjes përfundimtare të problemit të tokave shqiptare.

Të nderuar burrështetas shqiptarë në Shkup, Tiranë e Prishtinë,  pranojeni sa më parë Republikën e Çamërisë si shtet të pavarur  e Sovran , sepse kështu do të lehtësoni shtetet mike të Çamërisë që edhe ato të bëjnë të njëjtën njohje.

I dashur kombi im shqiptarë!

I nderuar Parlament i Republikës së Çamërisë! Këto janë të arriturat e qeverisë sonë, këto  janë hapërimet e shtetit Çam në këtë njëvjetor të jetës  se tij, shumë punë , shumë rrugë kemi përpara,  prandaj të bashkohemi në një trup dhe të punojmë si shqipoja dykrenore për jetësimin amanetit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeu.

Më lejoni në fund të falënderoj me përzemërsi të gjitha vendet mike, organizatat dhe personalitetet  që  ndihmuan në hapërimin e shtetit Çam.

Më lejoni të falënderoj në mënyrë të përzemërt kabinetin e Qeverisë së Republikës së Çamërisë, konsulentët tanë të jashtëm, të ju falënderoj ju deputetë të nderuar që bëtë histori me vendimin tuaj të datës 30 Tetor 2016, duke shpallur Republikën e Çamërisë, shtet të pavarur e sovran.

Më lejoni ju lutem deputet të falënderoj Zotin për këto ditë të rilindjes së çamëve e arvanitasve  të vrarë e të pavarrosur, që tani më po përmbushim amanetin e gjakut të tyre.

Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Zoti e bekoftë Mbretërinë e Bashkuar Shqiptare!

Rroftë  Çamëria!

Fitore!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here