SHPËRNDAJE

E ëndërrta Greqi, pasioni i përjetshëm i romantikëve evropianë, utopia e të fandaksurve pas imazhit idilik të qytet-shteteve greke, filozofisë së kulluar, agorave dhe akropoleve vazhdon të jetë asocimi i parë i shumicës.

Të tjerë, si gjermani i ftohtë Fallmerayer, panë me sytë e tyre realitetin e vërtetë: aty ku prisnin të gjenin helenë me trup të lidhur e me sqimë gjetën vetëm shqiptarë që rrudhnin krahët nëse i pyesje greqisht, shkruan Konica.al.

Fjala bjen, kur dijetari grek Kumas u takua me një nga kleftët më në zë të Greqisë, iu drejtua atij duke e quajtur ‘Akil’. Në atë moment, prijësi kleft i përgjigjet me hakërrim: “Ç’dokrra flet? Kush na qenka ky Akili?”.

Dhe një zë i fortë që rrekej të esëllonte popullin e tij ishte edhe poeti Odisseas Elytis, një nga emrat më imponues të poezisë bashkëkohore greke.

Si përfaqësuesi më vibrant i modernizmit romantik, ai fitoi në vitin 1979 çmimin Nobel në letërsi.

Frymëzimi i tij parnasian nga Greqia e vjetër dhe ajo bizantine nuk do t’ia lëbyrte sytë poetit nga Kreta.

Përkundrazi, Elytis guxonte të bëhej edhe ikonoklast i simboleve ideologjike greke.

Portali Konica.al sjell një pasazh të rrallë kur pena e tij bën edhe këtë shkëputje të thellë:

“ATDHEU IM, NJË MURAL ME SHUMË SHTRESA, FRANCEZE, SHQIPTARE, VLLEHE, TURKE, QË NËSE I GËRVISH RRASESH NË BURG”.

“η πατρίδα μου, τοιχογραφία με πολλές επιστρώσεις, φραγκική, αλβανική, βλαχική, τουρκική, που αν βαλθείς και τις ξύσεις, πηγαίνεις φυλακή”.

/konica.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here