SHPËRNDAJE

Një mësues i rrethit të Beratit u ka kërkuar nxënësve të shkruajnë në një copë letër çfarë është atdheu për ta.

Përgjigjet më pas i ka postuar në faqen e tij në Facebook që janë shpërndarë menjëherë. Ka fjalë të bukura, por më shumë ka pesimizëm me një dozë të thekur ironie.

“Çfarë është atdheu për ju?”, pyeta sot nxënësit e mi, shkruan Namir Lapardhaja dhe ka postuar edhe përgjigjet.

Silvana: Atdheu eshte djepi i lindjes, shtepia e arritjes dhe varri i te vdekurit.

Ersjona: N.q.s do te kisha pasur fatin te lindja dhe te jetoja ne nje vend tjeter brenda apo jashte kufijve evropiane, atehere mund te thoja se atdheu eshte gjithçka, por, meqe kam pasur fatin e keq te lindja ne Shqiperi, atehere po them se atdheu per mua eshte nje cope toke ku jam detyruar te jetoj dhe te punoj fort per t’u larguar sa me shpejt prej tij.

Thanas: Atdheu eshte shtepia jone, identiteti yne. Ai na jep emrin shqiptar. Pavaresisht te mirave dhe te keqiave, atdheun ta duam dhe te kontribuojme sado pak me punen tone. Çdo gje e mire eshte kontribut ndaj vendit ku jetojme.

Pa emer: Atdheu per mua eshte t’i hipesh kamjoneve per ne Angli ose maleve per ne Greqi. (P:S – Me pak fjale, vertet eshte atdheu vendi ku kemi lindur, por nuk eshte vendi ku do jetoja)

Pa emer: Atdheu eshte vendi ku kemi lindur dhe do te vdesim.

Inesa: Atdheu eshte ajo drita ne erresiren e nates.

Renato: Atdheu eshte per mua vendi i cili fatkeqesisht na e ka dhuruar Zoti por jemi te detyruar dhe me nje fare menyre kemi nje deshire te brendshme per te kur luan kombetarja (Nuk jam ironik!)

Ilva: Per mua atdheu eshte vendi ne te cilin veshtiresi te ndryshme na detyrojne te jetojme.

Kristel: Atdheu eshte dashuria per vendin ku kam lindur dhe jetoj. Identiteti dhe deshira per te kontribuar per te duke e permiresuar sado pak.

Megi: Atdheu eshte toka ku ne kemi lindur, ku flasim te njejten gjuhe dhe vendi ku nuk duam te jetojme.

Anxhelina: Atdheu im per mua eshte vendi qe nuk dua te nderroj me asnje tjeter. Pasi nuk ke per te gjetur asnje si vendi yt.

Pa emer: Vendi me i mallkuar per ne.

Pa emer: Atdheu eshte vendi ku ne lindim, jetojme dhe vdesim.

Pa emer: Atdheu eshte origjina jone.

Florinda: Atdheu eshte vendi ku kemi lindur pa zgjedhjen tone, por qe perpiqemi te rritemi e te zhvillohemi me deshiren tone. Atdheu eshte shtepi ku gjej ngrohtrsine e personave te mi te dashur.

Era: Atdheu eshte vendlindja ime. Ai qe na perfaqeson ne si individ ne çdo aspekt.

Lorena: Atdheu eshte fatkeqesia jone qe jetojme ketu.

Eoklida: Atdheu per mua eshte gjithçka qe une jam.

Lulezime: Atdheu per mua eshte vendi ku kam lindur e jetoj, eshte origjina e jetes sime.

Andrea: Atdheu eshte gjeja me e shtrenjte qe une kam.

Vasil: Atdheu yne eshte vendi ku askush nuk do te donte te jetonte. Thjesht mjerim.

Olgert: Atdheu eshte nje cope toke ku te gjithe perreth flasin gjuhen qe flet ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here