SHPËRNDAJE

Nga Kiço Mustaqi

Gazetari dhe studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një foto, që ai e konsideron foto-montazh të vitit 1952, si dhe që nuk u botua kurrë.

1. Fotoja, që studiuesi dhe gazetari Kastriot Dervishi e konsideron foto-montazh të vitit 1952, si dhe që nuk u botua kurrë.

Sipas tij, në këtë foto është shtuar edhe Enver Hoxha, teksa Stalini ishte duke mbajtur fjalim në vitin 1952:

“Në qindra fotot personale të Enver Hoxhës gjendet edhe kjo foto e montuar që tregon diktatorin sovjetik Stalin duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Fotos i është shtuar me montazh në vitin 1952 edhe nxënësi besnik i Stalinit, diktatori i Shqipërisë.

Montazhi është kaq qesharak dhe i dallueshëm sa që nuk u përdor kurrë në atë kohë, por ngeli brenda albumeve të arkivit personal të diktatorit të Shqipërisë. Me siguri nxënësit të Stalinit nuk duhet t’i kenë pëlqyer mënyra e montazhit, këndi i dëgjimit, prerja e veshëve në mënyrë të trashë, etj”, shkruan Dervishi në faqen e tij në Facebook.

Por si qëndron e vërteta. Enver Hoxha pohon: “Në tetor të vitit 1952 shkova përsëri në Moskë në krye të delegacionit të Partisë së Punës të Shqipërisë për të marrë pjesë në Kongresin e 19-të të PK (b) të BS. Pikërisht atje e pashë për herë të fundit Stalinin e paharruar, atje e dëgjova për herë të fundit zërin e tij”.

Ndërkaq në “youtube” janë hedhur video të disa dokumentarëve sovjetikë nga kongresi XIX i PKBS. Kam marrë foto nga dokumentari “Zaklyuchitel’noye zasedaniye XIX s’yezda KPSS (Seanca e mbylljes së kongresit XIX të PK BS)” nga linku: https://www.youtube.com/watch?v=zqyRoke3TAI

duke lënë dhe kokën në rusisht për të mos u akuzuar për fotomontazh.

2. Print-screen nga videoja e kinokronikës “Zaklyuchitel’noye zasedaniye XIX s’yezda KPSS (Seanca e
mbylljes së kongresit XIX të PK BS)”.

Me sa duket, regjimi komunist në vitin 1952 nuk kishte siguruar ndonjë foto nga kongresi XIX i PKBS, ku Stalini foli për herë të fundit në publik.

Mund të hamendësohet se fotoja është marrë nga filmimi në pozitiv i kinokronikës sovjetike në seancën e fundit të kongresit. Filmimi prej 12 minutash e 3 sekondash, ku duket në sfond Enver Hoxha në 10 minuta, nuk ka ndriçim të mjaftueshëm dhe retushuesve iu është dashur t’i japin dritë fotos me mjete primitive.

Sot teknologjia kthen ndriçimin, madje filmimet dhe fotografitë bardhi e zi i bën me ngjyra. Mund të hamendësohet se fotoja është marrë nga filmimi në pozitiv i kinokronikës sovjetike në seancën e fundit të kongresit.

Pra, nuk është fotomontazh, por foto e retushuar për personat në tribunë prapa Hoxhës, që nuk i ka dashur lideri shqiptar. Është ndryshim i madh midis fotomontazhit dhe retushimit, siç ka ndodhur në shumë fotografi të Hoxhës.

Madje, nga dokumentet e Kongresit XIX është marrë dhe kjo faksimile e faqes së parë të fjalës përshëndetëse të Enver Hoxhës, të botuar në rusisht në Moskë në një libër me përshëndetjet e delegacioneve të huaja.

3. Foto me ngjyra e Stalinit duke folur në Kongresin XIX të PKBS dhe në sfond Enver Hoxha duke dëgjuar më kufje përkthimin.

4. Faksimile e fjalës së përshëndetjes së Enver Hoxhës në emër të PPSH, botuar në rusisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here