SHPËRNDAJE

SHQIPTARËT I DHANË SHUMË BURRA TË SHQUAR GREQISË ANTIKE, PERANDORISË BIZANTINE, TURQISË DHE GREQISË MODERNE

Nuk duhet harruar se në atë kohë (shënim: shek. XVII) nuk kishte një ide të saktë mbi vëllazërinë e popujve greko-romakë. Duket se nuk merrej parasysh se një shqiptar, një bir i racës së vjetër pellazge, ishte më e sigurt që të kishte në deje të tij gjakun fisnik të pellazgëve hyjnorë (ashtu si i quanin të lashtët) se sa kolonët e mbledhur nga vullneti arrogant i Trajanit, në botën e pamasë romake, e cila përfshinte shumë popuj – aziatikë, afrikanë, europianë, – të cilët nuk kishin gjë të përbashkët mes tyre, veç padronit. Por historia e “popullit madhështor” shqiptar, – lashtësitë e të cilit u rrëfyen nga libri me nivel i Hahn – i asaj “popullsie të hijshme” në të cilën është i vazhdueshëm tipi klasik grek, ishte asokohe e panjohur në brigjet e Dimbovitza-s, kështu që ishte e lehtë të gjykohej si i padenjë drejtimi i “fitimtarëve të botës” nga një bir i Shqipërisë, bashkatdhetarët e të cilit i dhanë shumë burra të shquar Greqisë antike, perandorisë bizantine, Turqisë dhe Greqisë Moderne.

Titulli: La Rivista europea [ed. by G.A. de Gubernatis]. Anno 1, vol.1-anno 7, 1871
Kapitulli: Gki albanesi in Rumania, Dora d’Istria
Redaktor: Giuseppe Angelo de Gubernatis (conte)
Botues: Firenze, Tipografia dell Assocazione, Via Valfonda 79

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here