SHPËRNDAJE

Pas tërheqjes së Greqisë në lidhje me marrëveshjen për detin me Shqipërinë, ka reaguar avokati Spartak Ngjela. Sipas avokatit me vendimin e fundit grekët kanë dashur të pushtojnë territore shqiptare.

“Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur”, është shprehur Ngjela, duke përmedur më pas edhe klasën politike shqiptare për shitje territoresh.

Reagimi i plotë:

Turp i madh: Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur. Është fjala për marrëveshjen e detit.

Shpërthen avokat Ngjela: Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur

Kjo është klasa politike shqiptare: vjedhacake deri në shitje terroritoresh.

Gjithmonë kështu, që nga Esad Toptani e deri sot.
Fatkeqësia e madhe e këtij vëndi në mbi njëqind vjet.
Por tani të gjithë janë drejt fundit.

Fuqitë e mëdha që na kanë gjymtuar duke na quajtur osmanë janë tani të bashkuar me idenë austrohungareze që vetëm shqiptarët janë perëndimorët siu generis në Ballkanin Perëndimor.

Madje në të gjithë Ballkanin: se edhe kroatët në 60 përqind të tyre janë në një prejardhje me shqiptarët.

Erdhi koha që shqiptarët të vendosin të drejtat e tyre.

Janë fuqitë e mëdha, Uashingtoni dhe Berlini – USA dhe BE, që janë të sigurt se në këtë politikë globale shqiptarët janë avanguarda perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Ky është sekreti i kësaj kohe.

Por ende shqiptarët kanë dhe një betejë: antikorrupsionin.
Kjo është beteja për të hyrë në Perëndim juridikisht.
Në mars fillon shqiptarizmi real.

Këta që bëjnë lloqe me njëri-tjetrin do dorëzojnë gjithçka e do të ikin me turp.

Këtë po presin shqiptarët, dhe politika amerikane ua ka premtuar.

Mos harroni dhe këtë: edhe detin e grabitur nga grekët me anë të tradhëtisë shqiptare, forca e politikës amerikane na i ka kthyer.

Edhe diçka: Bashkimin e trojeve shqiptare po e kërkon historia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here