SHPËRNDAJE

Mos e humbisni rastin, të kryeni udhëtimin më të jashtëzakonshëm të jetës suaj!
Nxitoni pra, e kërceni mbi anije!
Tërhiqni litarët!
Ngrini velat! 
Mëshoni mbi rrema!
Oooo hop! Oooo hop!

Ai që shihni në horizont është oqeani i mistershëm i historisë. Atje tej… E shihni? Atje ku drita mbulohet nga muzgu i natës, ku historia përzihet ngatërrueshëm me legjendën dhe legjenda me mitin, do të takoheni me Pellazgun e parëlindur.

Atin e popullit të pellazgëve, që u shfaq mbi tokë përpara se hëna të shfaqej në qiell. E pamundur? Oh jo! Në këtë udhëtim, asgjë nuk është e pamundur.

Arsye kjo, që na shtyu me të drejtë ta quajmë të jashtëzakonshëm. Sepse, si mund të quhet ndryshe një udhëtim i këtillë, që e bën të pamundurën të mundur?

Edhe pse, tanimë, tek mëdysheni mjerueshëm pranë bregut, kufirit që nga përtacia apo frika, nuk keni guxuar kurrë ta kaloni, iu ngjan e pamundur, nëse e zboni përtacinë dhe e përbuzni frikën, kjo anije e ndërtuar me shkronja e fjalë, ju dhuron mundësinë të zbuloni një botë të re, shumë më të madhe se ajo që zbuloi Kolombi.

Botën e harruar të historisë të të parëve tuaj. Atyre që i dhanë emrin Evropës, Azisë, Afrikës.

Në brigjet e kësaj bote të re, do të takoheni me princeshën pellazge, Kallisto. Djalin e saj, Arturin. Me mbretin Inak, heroin që shpëtoi popullin e pellazgëve nga përmbytja e madhe.

Të bijën e tij, priftëreshën e Nënës Tokë, princeshën Io që i dha emrin e saj detit Jon. Me prijësin e “Yllit të ri”… Ilirin!

Do të mësoni aventurat e udhëtimit të Ios, dhe ato të udhëtimit të Ilirit, në kërkim të Arkadias së humbur…
Arkadias së humbur?
Nuk e njihni historinë e atdheut të shenjtë të Pellazgëve?

Atëherë ç’prisni? Hidhuni mbi anije! Pse vononi?

Në bregun tjetër ju pret Epafi, djali i princeshës Io, mbreti i parë i Egjiptit.
Menfi, Libia, Agenori dhe Beli.
Tifoni i frikshëm që krijimin donte ta zhbënte e shndërronte në hiç.

Kadmi dhe Harmonia e bukur, mbesa e të madhit Dardan. Djali i tyre…

Iliri i ri, që mbretëroi mbi të gjithë Ilirët e bashkuar.
Historia e udhëtimeve të Ilirëve drejt perëndimit deri në ishujt e largët të Britanisë dhe Irlandës.

Nëse pengoheni nga përtacia apo tuteni nga frika që paraprin zbulimin e çdo të vërtete, nuk do të mësoni kurrë…
Historinë e Dardanit të ri, djalit të Harmonias, mbretit të parë të Ilionit.

Misterin e librit të shkruar me dritën e yjeve.
Të fshehtën e besës së shenjtë, që Pellazgët, bijtë e Pellazgut të parëlindur, lidhën me Zeusin, prijësin e hyjnive.

Historinë e qytetërimit nënë, nga i cili, lindën më pas, qytetërimet helene dhe romake.
Se përse ndodhi, si dhe kur, historia e këtij qytetërimi nënë, u mbulua nga terri i harresës.

U mbulua apo e mbuluan?
Kush dhe përse?
Hipni mbi anije dhe zbulojeni!

Për disa orë, ditë, muaj, guxoni, dhe në krah të heronjve, ndjehuni dhe bëhuni edhe ju heronj. Kërkues të historisë së mohuar dhe të ndaluar të Qytetërimit Pellazgo – Ilir.

Mos i dëgjoni ata që kërkojnë t’iu mbushin mendjen, se e gjitha kjo, është për ju një ndërmarrje e pamundur. Një marrëzi. Një aventurë e rrezikshme…

Ju mundeni!

Mbi këtë anije prej shkronjash dhe fjalësh, ju do të gjeni hartën që tregon vendndodhjen e të vërtetës. Mjaft të ndiqni udhëzimet e saj dhe…

Mbi gjithçka tjetër, do të zbuloni se kush jeni, zanafillat e historisë të popullit që ju ka lindur.

Vetëm mbas kësaj, do të mund të hidhni qetësisht vështrimin, mbi hapësirën e pakohë të historisë njerëzore, dhe të projektoni të ardhmen tuaj.

Librin e gjeni:
Në të gjitha libraritë kryesore të Tiranës.
Mund ta porosisni në të gjitha librarit e Shqipërisë.
Ose, mjafton të klikoni ose telefononi;
1. http://www.botimeshqip.com/home/193529-ylli-i-bijve-te-pellazgut-210.html
2. http://bukinist.al/sq/besim-dhe-spiritualizem/1646-ylli-i-bijve-te-pellazgut.html?search_query=ylli+i+bijve+te+Pellazgut&results=1

Dhe në PANAIRIN E LIBRIT në TIRANË, pranë stendës së Shtëpisë Botuese “MAGUS”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here