SHPËRNDAJE

Shteti italian do ti ofrojë mbrojtje një shqiptari, të cilit i rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të Kanunit. Shqiptari në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është dënuar së bashku me 6 persona të tjerë, edhe ata shqiptarë, për vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit 2002.

Referuar rrezikshmërisë që do has në vendlindjen e tij, Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë shqiptarit, dënuar me 14 vite burg për vrasje, që pas përfundimit të dënimit t’i ofrohet mbrojtje ndërkombëtare për arsye humanitare.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Ankonës, argumentohet se personit në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, i rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të Kanunit dhe për këtë arsye, shteti italian duhet t’i ofrojë mbrojtje.

Por pas përfundimit të dënimit, shqiptari dhe avokati i tij Paolo Cognini, i njohur për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve, i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Ankona, e cila e refuzoi kërkesën e tyre për mbrojtje ndërkombëtare, shkruan “Top Channel”.

Në këto kushte, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Ankonës, kanë vendosur që shtetasit shqiptar t’i ofrohet mbrojtja për çështje humanitare. /Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here