SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me kreun e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinin tha se kjo e fundit i ka dhënë mbështetje të fuqishme Serbisë për të përshpejtuar integrimin në BE.

“Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Vuçiq.

Takimi është mbajtur në selinë e Komisionit Evropian, transmeton lajmi.net.

Njohja e pavarësisë së Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Mogherini ka njoftuar se temat kryesore të diskutimit me Vuçiq kanë qenë marrëdhëniet midis Serbisë dhe BE-së, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35 nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës këtu ata thonë Serbisë dhe Kosovës. Është një detyrë e rëndë. Kjo është arsye pse gjithë populli ynë duhet të përfshihet për këtë kemi bërë një dialog të brendshëm” , ka thënë Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here