SHPËRNDAJE

Altin Kocaqi

Perandoria Romake e Lindjes në kohët e fundit të jetës së saj u dominua nga rraca e Komnenve pasi këta e fituan betejën e brendshme me Brienët të cilët ishin edhe ata pretendentë të fronit.

Gjuha e administratës edhe gjuha e fesë në Perandorin Romake të Lindjes ishin respektivisht latinishtja edhe greqishtja por kjo nuk do të thot me patjetër se rraca e perandorëve edhe e kastës drejtuese ishte me prejardhje latine apo greke: Përkundrazi!

Për prejardhjen edhe vendbanimin e Komnenve ka mendime të ndryeshme, disa i duan si të ardhur nga Paflagonia në Detin e Zi, aty ku Herodoti 1500 vjetë më parë do njihte pellazgët e Plakias edhe Skilasit, disa të tjerë mendojne se familja e tij erdhi nga Lydia, Troja e dikurshme, ndërsa të tjerë i duan të jenë nga Thraka me Luginën e famshme të lumit Evro.

Vazhdimësia e kësaj familje te Despotati i Epirit edhe te Princat e Arbërit duket se është një fakt i pamohueshem i prejardhjes së tyre arbërore.

Ana Komnena na tregon se ‘ kur komandanti Niqifor Diogjeni po pregatiste një kurth kundër Aleks Komnenit, ky i fundit nisi ‘Muzakën’ që ta arrestonte edhe ta hetonte komandantin e ushtrisë.

Keshtu ndodhi edhe Muzaka e zbuloj kompllotin që po pregatitej. Se çfarë roli kishte Muzaka, pranë Aleks Komnenit , Ana, çuditërisht, nuk na jep asnjë detaj, por dyshja Komeni-Muzaka vazhdon të njihet edhe në periudhen historike që pason.

Grindjet mes Komenve edhe Paleologeve (Vjetërshkruajtësve) sollën dobësimin e Perandorisë Bizantine edhe këto grindje do çonin perandorin drejtë shthurjes.

Në kohën shthurjes së Perandorisë Romake te Lindjes, Bizantit, vihet re dalja në skenë e një faktori të ri, Princave të Arbërit, në poste drejtuese me në krye familjen e Komnenve.

Përse pikërisht në këtë kohë shfaqen Princat e Arbërit?

Mos vallë ata ishin dominuesit e vërtetë të Bizantit edhe tanimë u kthyen në kufjtë perëndimore, ku kishin forcën e tyre, duke shpresuar të riorganizonin përseri nga aty Bizantin?

Roli i Engjellorit Mihal I Duka Komneni duket se e provonë këtë hipotezë.

Mihal I Duka, Komneni, do të krijonte në fund të shek XII dhe në fillim te shek XIII, 1205, Despotatin e Epirit edhe më pas duke hyrë në aleance me një tjetër arberor të famshëm, siç ishte Luan Sguro, do u bënte ballë ushtrive franke të ardhura nga përtej detit.

Familja e Engjellorëve, në të cilën bënte pjesë Despoti i Epirit Mihali I Duka, Komneni, ishte e përhapur kudo në Perandorinë Romake. Despoti i Epirit e shtriu influencën e tij në anën jugperëndimore të Perandorisë Romake të Lindjes edhe nga aty u nis, ashtu si Brieni dikur, për të ringritur Bizantin por nuk ia doli.

Them se nuk është aspak çudi që lidhjet mes Aleks Komnenit edhe Muzakajve vazhdohen edhe në kohën e Arianit Komnenit ku Muzakajt ishin përsëri në të njëjtën anë të luftës.

Rastësi? Jo vetëm që vajzën e këtij Komneni,  Arianitit, do e merrte për gruan e vetë Gjergj Kastrioti por, sic duket,  po nga një ‘Engjëllore i Komnenve’ do dilte formula e parë e pagëzimit në gjuhën shqipe.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë vazhdimësin arberore të Komnenve tek Despotati i Epirit edhe Princat e Arbërit. Kjo na shtynë të mendojme se edhe familja e madhe e Perandorëve te Bizantit kishte gjakë arbërorë edhe për gjuhë nëne gjuhën shqipe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here