SHPËRNDAJE

Ka mjaftuar një fitore dhe Kombëtarja shqiptare është katapultuar në renditjen mujore të FIFA-s. Miqësorja ndaj Turqisë, e fituar në shifrat 3-2, ka bërë që ekipi kuqezi i futbollit të rifillojë ngjitjen në renditjen e përpiluar nga FIFA.

Në renditjen që do të publikohet më 23 nëntor, do të konfirmohet se kuqezinjtë kanë fituar 9 pozicione në krahasim me një muaj më parë, duke kaluar nga vendi i 71-të, në vendin e 62-të në botë.

Kjo është një arritje jo e vogël, duke llogaritur se tashmë kuqezinjtë kanë lënë pas Rusinë organizatore të Botërorit 2018, si dhe Arabinë Saudite, e cila është një prej skuadrave pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Ndërkaq, edhe Kosova ka përfituar nga fitorja 4-3 me Letoninë për të bërë hapa para në klasifikim, duke fituar gjithashtu 9 vende. Përfaqësuesja kosovare tani mban vendin e 174-t në botë.

Sa i përket kreut të renditjes, nuk do të ketë asnjë ndryshim në 5 vendet e para, me Gjermaninë që ndiqet nga Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.

Ajo që bie në sy është se nga 20 vendet e para të renditjes botërore, në Rusi 2018 do të mungojnë Kili (renditet i 10-i), Italia (14), Uellsi (19) dhe Holanda (20).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here