SHPËRNDAJE

Një shprehje e vjetër popullore thot; ( Dy herë në një vend, nuk bie rrufeja). Pra është një konçidencë e madhe të bie rrufeja, dy herë në të njëjtin vend.

Por në qoftëse kjo ndodh, nuk është konçidencë! (Aty ku bie rrufeja më shumë se një herë, poshtë tokës mundet të ketë një thesar).

Shpesh-herë realiteti po kalon fantazin.. Konçidencat skanë të sosur, ku emrat e Perëndive të gjithë Botës së lashtë vërtetojnë origjinën e tyre me prejardhje ( Pellazgo-ILire )..

Gjuha shqipe si rrufe bie nëpër botë, duke ndriçuar errësirën dhe duke i treguar botës, se këto Perëndi, trupin e kanë larg, por kuptimin e kan në gjuhën Shqipe..

ATON- Ra shqip (ATI – JON) = RREZET E DIELLIT – RA= RAN- Bie
Aton – Ra ishte në gjuhën egjyptiane e quanin BABA Dielli – RA.. DIELLI në artin egjyptian paraqitet shpesh me një disk diellor, një rreth i vizatur mbi kryet e hyjnive qe simbolizon (diellin që bie).

THOTI= shqip (Ai që Thot)
THOTi ishtë lajmëtar i përëndive,konsiderohet gjithashtu si personalitet më i dituri, (më i urti prej të urtëve) i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit. THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe është gjithashtu në përgjithësi shpikës i shkrimit.

MAT = shqip (Mat ose Matja)..
Ajo perfaqesonte vertetesine dhe drejtesine ne mitoligjine egjyptiane.: ” Perendesha Mat është orientimi i drejt në natyre e shoqeri, çfarë është e drejt, e sakt, korrekte, ligjore, e rregullt, sistematike është drejtësi dhe e vërtetë është Mat.

Ajo qëndronte ne krye te shkalleve për te garantuar drejtësi, zemra e te vdekurit peshohej ne anën e kundër te ballances ku, ishte vendosur gjithë penda e saj. Njeriu gjykohej para se të shkonte ne ferre e ne parajs.

Sot shqiptarët mijra vjet pas Egjyptit te lashtë thonë Mat shtatë here e pre një here. Mat ishte simbol i matjes dhe i drejtesis..

OSIRISI shqip (SIRI ose SYRI)
Osiris ishte Perëndia e vdekjes dhe jetës së përtejme.. Ai me syt e tij shihte çdo gjë, nuk është rastesi dhe sot shqiptarët pjesen e erret te syrit e quajne siris. Edhe shteti Siri ose Asiri i sjell nga fjala shqipe. Emrat e ketyre dy vendeve janë te lidhur me (Sirin-Syrin) fjale shqipe dhe me dukurine mijëravjecare te foljes shqipe, a = folja jonë = është ne dialektit te veriut.

BESA perëndia egjiptiane , mbrojtësi i familjes.
Bes në mitologjinë egjiptiane ishte perëndia e vatrës , shpesh konsiderohet si një hyjni, mbrojtës e familjeve në veçanti nënave, fëmijëve dhe grave shtatzën .
Besa ishte mbrojtësi i të gjitha që ishte e mirë dhe armiku i të gjitha që ishte e keqe . Pra familja ishte në Besën e tij. Emri (BES) është akoma edhe sot i përdorur tek ne shqiptarët..

I NANA= (Nëna shqip) ose ( NANA dialekt GEG)
I NANA, cilësuar si (Nëna e qiejve) Perëndesh sumere (shum-er), është ndër hyjnitë më të rëndësishme sumeriane dhe perëndesha më të rëndësishëm në panteonin Mesopotami . Ajo është e njohur kryesisht si perëndeshë e dashurisë , por është po aq e shquar edhe si perëndesha e luftës .

EN-KI = shqip EN- KRI (është në krye)
Perëndi Sumere Zoti ujrave dhe lumejve, nga krahet e tij burojnë lumejtë ( Tigër dhe Eufrat).. Ai është në krye të perëndive, sepse ai krijoj ujin dhe shpëtoj njerëzimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here