SHPËRNDAJE

Krahas kultit të solarit (Diellit) ka ekzistuar edhe kulti i Hënës. Shpesh te njerëzit e moshuar dëgjohet betimi: “Për këtë Diell dhe për këtë Hënë”. Kulti i saj e ka burimin në lashtësi.

Ky kult ka pasur një përhapje të gjerë në popullin tonë. Kulti vihet re në kultin e pjellorisë.7 Kulti i Diellit është i lidhur me kultin e tokës.

Dielli dhe toka përfytyroheshin si një kult çift, ose si nënë dhe babë edhe në popujt e tjerë. Egjiptianët e mendonin tokën si një burrë të stërmadh të shtrirë me kurriz.

Me kultin e Diellit është simbolizuar edhe Krishti. Në monedhën e Vetranios (350), simboli i Krishtit shprehet “Sol Invictus”; gjithashtu Shën Pjetri në një mozaik paraqitet si një Koçi, duke u ngjitur drejt Diellit.

Kulti i Diellit dhe i Hënës gjenden edhe në toponimet tona. Kështu në rrethin e Tepelenës burimet ujore cilësohen, si: “Kroi i Diellit”, “Kroi i Hënës”.8 Tregojnë se një njeri, duke ecur rrugës ndeshi në një çetë hajdutësh.

Pasi e grabitën, njëri prej hajdutëve, i cili u njoh nga i grabituri, e vrau me thikë kalimtarin.

Kur po jepte shpirt, burri tha: “Ti, moj Hënë e plotë, më marrësh hakën dhe qofsh dëshmitare”. Pas disa kohësh, hajduti me një shok shkoi ta vidhte një varr.

Pasi gërmuan varrin dhe nxorën çfarë deshën, hajduti nguli thikën në tokë për të pasur duar të të lira. Provoi të ngrihej, por s’mundi?

Pa hënën, ajo ishte e plotë. Atëherë mendoi se Hëna po merrte hak.

I vdekuri, me duar të padukshme e kishte kapur hajdutin. I traumatizuar vdiq, ndërsa shoku që besoi se hëna, si dëshmitare e ngjarjes, po merrte hak, u largua me shpejtësi.

Të nesërmen, kur njerëzit shkuan në varreza, panë se thika kishte shpuar fustanellën dhe kishte penguar hajdutin të ngrihej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here