SHPËRNDAJE

Nga Besmir Bajrami

Nga studjuesit e huaj, shqiptarët më së shumti vlerësohen për vjetërsinë e gjuhës së tyre, dhe kjo gjuhë më së shumti vlerësohet për paprekshmërinë e saj nga “kultivimi” artificial akademik.

Pikërisht zhvillimi i saj i natyrshëm, e ka bërë këtë gjuhë që të jetë modeli më autentik që mbijeton edhe sot, i burimit të gjuhëve të përbashkëta (indo-europiane).

Prandaj natyra e gjuhës shqipe është studjuar si të ishte gjuhë e natyrës. Më poshtë do t’ju jap disa shembuj prej njërit nga studiuesit më të rëndësishëm të gjuhëve indo-europiane, Julius Pokorny, ku vlerësohet ruajtja e shqiptimit të laringeales h dhe fonemës j në gjuhë shqipe, por edhe kur h-ja zëvendësohet me j në një fazë më të vonshme të zhvillimit të saj, gjatë shqiptimit të disa rrënjëve të vjetra para-indo-europiane.

Por, fatkeqësija qëndron në atë se, gjuhëtarët e rinjë tentojnë ta humbin këtë veçanti.

Të shkruash sipas “rregullave” të gjuhës së sotme shqipe, që i kanë shpikur gjuhëtarët e akademikët tanë, duke dal nga natyrshmëria e gjuhës sonë, atëherë duhet që të mos e themi: Shqiptarija, por shqiptaria; Jo Anglija, por Anglia; Jo demokracija, por demokracia;

Apo në vend të tentoji, duhet tentoi; Në vend të dhuroji, duhet dhuroi; Në vend të ja, duhet i’a, etj.

I njëjti cungim i zhvillimit të natyrshëm të shqipes ka ndodhur edhe me laringealen h: Jo harush, por arush(ë); Jo hec, por ec(ë); Jo hik, por ik; Jo Hadrian, Hadriatik, por Adrian, Adriatik; Jo Hyll, por Yll; Jo Hera, por Era etj.

https://m.facebook.com/notes/besir-bajrami/gjuh%C3%ABtar%C3%ABt-tan%C3%AB-jan%C3%AB-gabim-kur-heqin-nga-p%C3%ABrdorimi-fonem%C3%ABn-dhe-laringealen-para-/1804117706297412/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here