SHPËRNDAJE

Shqiponja është një shpend me veti për t’u admiruar. Popujt e lashtësisë i evidentuan cilësitë e shqiponjës dhe u bënë adhurues të saj. Shqiptarët e konsiderojnë veten se janë bijë të shqiponjës, ose që banojnë në vendin e saj.

Studiuesi Aleks Buda konfirmon: “Shqiponja në flamurin tonë ka kuptimin e një simboli etnik e një totemi, d.m.th., të një kafshe të shenjtë, që konsiderohet si i pari i fisit.”9

Shqiponja dhe simboli saj e kanë burimin te shqiponja zeusiane. Madje, edhe vetë Zeusi i Dodonës konsiderohej një shqiponjë. Pirrua i Epirit u thirr prej ushtarëve të tij shqiponjë.

Ai iu përgjigj ushtarëve:

“Është merita juaj që unë jam shqiponjë dhe si të mos jem, kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart, si me krahë të shpejtë. Nga ky dialog studiuesit shohin edhe burimin e emrit Shqipëri = Shqiponjë.

Gjatë mesjetës, shqiponja është prezente në heraldikat e familjeve të mëdha feudale, si te Kastriotët, Muzakajt dhe Dukagjinët. Simboli i unitetit tonë kombëtar gjeti një pasqyrim më të madh në epokën e Rilindjes Kombëtare.

Shqiponja gjendet e gdhendur në: porta, dyer, oxhaqe, taverne, varreza, mburoja, tatuazhe, djepa, furka, kuti duhani, orendi shtëpiake etj., të cilat janë dëshmi e përhapjes së kultit të këtij shpendi madhështor në Shqipëri.10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here