SHPËRNDAJE

Historia e kombit tonë ka qenë gjithmonë një histori qëndresë. Populli shqiptar është një komb i rrallë i cili ka luftuar me një variacion armiqsh dhe fqinjësh ambiciozë. Pavarësisht qëndresave tona apo përpjekjeve fisnike për t’u mos u nënshtruar ndaj këtyre armiqve, shqiptarët nuk kanë qënë gjithmonë të suksesshëm.

Periudha më dinamike e rezistencës shqitare që nga koha e Skënderbeut do të ishte fillimi i shek XX, ku arsye të shumta bënë që shqiptarët të humbnin jo pak territore nga agresionet greke, malazeze dhe serbe, pavarësisht faktit se në fund u krijua një shtet i pavarur shqiptar padretësisht shumë i reduktuar.

Por cilat qenë shkaqet më kryesore të rënies së territoreve shqiptare?

  1. Populli shqiptar luftonte prej 4 vjetësh, 1904-1912 për të fituar lirinë e pavarësinë dhe gjatë kësaj kohe, iu rrënua ekonomia, u rraskapitën nga kryengritjet e lufta e pabarabartë me ushtrinë turke. Nuk pati armë e municione, sepse dhe ato që siguroheshin me luftë, u mblodhën nga ushtria turke.

2. Shqipëria nuk pati organizma shtetnore shqiptare, nuk pati shtet, ushtri e komponentë të tjerë që përbëjnë shtetin. Pra nuk kishte një organizëm të përqëndruar me plane e programe të njesuara. Qeveria turke ndiqte e vriste patriotët shqiptarë kudo që ishin.

3. Fqinjët e Shqipërisë: Serbia, Greqia e Mali i Zi, kishin planifikuar prej kohësh për të marrë territore nga Shqipëria, siç edhe kishin marrë edhe më parë. Ato prej kohësh lakmonin e programonin agresione e komplote kundra popullir shqiptar e territoreve të tij.

Me strategji të herëshme punonin për pastrimin etnik të rajoneve, për vrasje masive e zhdukje, për djegien e fshatrave e përzënien e popullsisë nga vendbanimet dhe kolonizimin e tyre me serbë.

Pikërisht për realizimin e këtyre planeve mbanin ushtri të mëdha, armatime etj dhe përgatitjes për luftë i kushtonin vëmendje të madhe. Pra kaluan në agresion kundër popullit shqiptar me një ushtri të stërvitur, të armatosur dhe të gatshme për luftë.

4. Qeveritë e shteteve fqinje, për të realizuar synimet e tyre, organizuan agjentura propagandiste shpifëse dhe mashtruese në dëm të shqiptarëve. Shumë krerë mediokër e të varfër i blenë para, kërcënonin e dhunonin krerë e njerëz me influencë, premtonin poste e rroga të majme për ata që do t’u bënin shërbime, jepnin para për rekrutime dhe shërbime në ushtri.

Si serbët edhe grekët, me mjeshtëri shfrytëzonin disa veti e zakone të mira të popullit shqiptar si besën, mbajtjen e fjalës dhe pasi realizonin qëllimin i shkelnin ato pa pikë turpi.

5. Ndërhyrjet e nënpunësve të ndryshëm të huaj, apo simpatizantë të serbëve apo të grekëve, të clët ndikonin në qarqet ndërkombëtare, në komisione në shty, në hartimin e raporteve.

6. Qëndrimi negativ i Fuqive të Mëdha, i Rusisë, Francës dhe Anglisë ndaj kombit shqiptar. Ato shikonin interesat e tyre dhe jo të drejtësisë apo interesat e një populli, e një kombi të tërë siç ishte Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here