SHPËRNDAJE

Pandeli Majko gëzon respekt të theksuar mes shqiptarëve të Kosovës dhe këtë respekt e ka forcuar sonte kur në një fjalim të tij në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufijtë mes dy shteteve shqiptare.

Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se atë botë, kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani.

Pandeli Majko në Kosovë: T’i hapim kufijtë me 1 janar 2018

“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufjitë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit aktual, Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Fjalimi i Majkos, tash ministër i Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufijve, është pritur me ovacione të mëdha në sallë.

Pos Majkos, në këtë organizim kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here