SHPËRNDAJE

Përdorimi i flamurit kombëtar në istitucione publike për shqiptarët në Serbi mbetet një çështje e pazgjidhur edhe pas 15 viteve nga konflikti i armatosur në Luginë të Preshevës.

Përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se për këtë problematikë Serbia nuk po gjen vullnet për zgjidhjen e kësaj problematike.

“Kjo shpërfaq mungesën e kapaciteteve të politikës shqiptare në terë rajonin e cila nuk ka arritur ta bëjë presionin e mjaftueshëm popullor, politik dhe diplomatik ndaj Beogradit që ta legalizojë përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në Serbi”, tha për Titulli.com, Enkel Rexhepi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Gani Rashiti nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë thotë se përdorimi i flamurit kombëtar zyrtarisht është ndaluar në vitin 1990 por edhe pse Qeveria Serbe paraqitet si shtet e cila respekton te drejtat e pakicave, ajo në të vërtet nuk po gjen vullnet për të realizuar këto të drejta.

“Qeveria Serbe është nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare për te drejtat e pakicave, dhe Kartës Evropiane, por ende nuk ka një harmonizim te plote te legjislacionit konform këtyre rregullave ndërkombëtare”, tha mes tjerash Rashiti.

Sipas tij qeveria Serbe mundë të marrë një shembull nga Mali i Zi sa i përket respektimit të drejtave te pakicave ndërsa problemi i flamurit kombëtar mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut të jashtëm, pasi që forcat politike lokale nuk po gjejnë përkrahje nga Qeveria Serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here